Artikujt Revista Botuesit Lëndët

327 rezultate

Faqja 10 / 28

Parathënie

Nezir Çoçaj
Ky numër i revistës Kërkime Pedagogjike paraqet vazhdimësinë e studimeve të hulumtuesve të Institutit Pedagogjik të Kosovës në fushën e edukimit dhe të arsimit. Qëllim kryesor i revistës është promovimi i punës studimore të hulumtuesve, duke synuar që gjetjet dhe rekomandimet e këtyre studimeve t…

Puna vullnetare e nxënësve në shkollë dhe në komunitet

Haxhere Zylfiu
Puna vullnetare ka ndikime të theksuara në zhvillimin e personalitetit dhe karrierës së individit. Në shumë vende, promovimi dhe angazhimi i nxënësve në aktivitete vullnetare, në shkollë dhe në komunitet, është bërë pjesë e të nxënit formal – duke përfshirë vullnetarizmin në aktivitetin në klasë, si…

Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Bashkim Azemi
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…

Roli i asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore për gjithëpërfshirje në klasë

Sahare Reçica
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë praktikat e asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe rolin e tij në procesin e gjithëpërfshirjes në klasë. Meqë mbështetja nga asistenti/ja është një formë e re e mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë, që ka filluar …
OA Optime SQ

Mësimdhënia kreative ndikon në vetëaktualizimin e nxënësve

Anila Bratja, Fotjana Kosta
Kreativiteti është tregues i rëndësishëm për suksesin e nxënësve në jetë. Ky studim pati si qëllim të evidentonte marrëdhënien midis kreativitetit dhe vetë-realizimit të nxënësit, si dhe të përcaktonte si ndikojnë aftësitë krijuese në vetrealizimin e nxënësve. Nisur nga kjo, studimi u mbështet në py…

Qasja institucionale ndaj nxënësve me sjellje problematike në shkollë

Luljeta Shala
Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri. Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen …

Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një analizë të burimeve, mjeteve e materialeve mësimore, udhëzimet e ofruara për mësimdhënës, përfshirjen e tyre në planifikimet e mësimdhënësve, si dhe përdorimin praktik në orë mësimore me nxënës. Qëllimi i studimit ishte të analizojmë praktikat e mësimdhënësve në planifikimin …

Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në libër leximi (1-5)

Arbnesha Mexhuani
Qëllimi i hulumtimit është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat përmbajtje mësimore të këtyre teksteve shkollore mungon, reflektimi apo zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht hulumtimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomand…

Roli i këshillit emergjent për sigurinë në shkollë

Gani Gajraku
Sistemi i arsimit në Kosovë,përkundër shumë reformave permes të cilave është synuar ngritja e cilësisë,krahasuar me arsimin e vendeve të zhvilluara,ai gjindet edhe para shumë sfidave,ndër të cilat është edhe ajo e sigurisë në shkolla, e cila shpesh, bëhet pengesë serioze në zhvillimin dhe ngritjen e…

Ndikimi i edukimit estetik dhe i artit letrar në formimin e personalitetit të nxënësit

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij punimi, është rëndësia e edukimit estetik dhe e letërsisë në veçanti, në formimin e personalitetit dhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç veçantive të përgjithshme të edukimit estetik dhe letërsisë për fëmijë, në më…

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…