Artikujt Revista Botuesit Lëndët

237 rezultate

Faqja 11 / 20

Çështje të botimit të veprave leksikografike në Prishtinë gjatë periudhës 1966-1981

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Koleksioni i fotografive në arkivin e Kosovës si burim për kërkime etnografike

Valon Shkodra
Historia, po edhe shkencat e tjera që merren me ndriçimin e së kaluarës njerëzore, më së shumti u kushtojnë rëndësi burimeve të shkruara, duke neglizhuar ose duke mos i kushtuar vëmendje të duhur llojeve të tjera të burimeve si, fjala vjen, rrëfimeve a kujtimeve orale, fotografive etj., duke i konsi…

Ndikimi i pandemisë Covid-19 në ecurinë e zhvillimit normal të punës në arkivat e Kosovës

Fikrije Berisha
Bota në dy vjetët e fundit u përballë me pandeminë Covid-19, e cila la pasojat në të gjitha fushat, edhe në arkivistikë. Bazuar në përvojën e AShAK-së dhe përvojën time personale si punonjëse në këtë institucion, në kumte-sën time do të vë në diskutim pandeminë Covid-19 në përditshmërinë tonë, prani…

Institucionet arkivore kombëtare dhe nevoja e trajnimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë të punonjësit arkivor

Enkelejda Sejdini
Arkivi dhe arkivistika shqiptare në tri dekadat e fundit kanë pësuar transformime të ndjeshme dhe të rëndësishme. Transformimet e Arkivit Shtetëror Shqiptar janë produkt i ndryshimeve thelbësore të shoqërisë shqiptare pas viteve 1990. Në Shqipëri arkivat si institucione dhe shkenca e arkivistikës ka…

Koleksionet latine në bibliotekën kombëtare të Kosovës

Izet Abdyli
Pas hulumtimeve të bëra në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, përkatësisht në Departamentin e Koleksioneve te Veçanta, arritëm të konstatojmë se ky institucion disponon një numër të konsiderueshëm të koleksioneve latine. Periudha e këtyre botimeve përfshin kohën nga viti 1474 e deri …

Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Erena Haska
Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në s…
OA Antropologji SQ

Studime etnografike mbi Skënderbeun: 1940-1990

Ermela Broci
Ky punim është pjesë e projektit “Bibliografia etnografike mbi Skënderbeun”, e cila shënon një fazë të re në qasjen etnografike, duke përgatitur bibliografi tematike. Kjo bibliografi rendit kontributet rreth figurës së tij në revistat kryesore etnografike, si Etnografia shqiptare dhe Kultura popullo…
OA Univers SQ

Ekstrakt nga vëllimi “Horizonte Etnokulturore”, botimi i dytë, Tiranë 2021, 1131 faqe

Ramazan Bogdani
Vëllimi “Horizonte etnokulturore” shënon të 20-tin të botimeve të prof. Ramazan H. Bogdani gjatë një periudhe 44-vjeçare, 1976-2020. I trajtuar me nocionet emërtuese horizonte dhe etnokulturorë, sigurisht që dëshmon për një gjithësi materiale dhe shpirtërore të traditave tona, në vështrimin etnograf…
OA Univers SQ

Problematika në mësimdhënien e historisë së filozofisë

Aleksandër Kocani, Ada Kocani
Me trajtimin e problematikave në mësimdhënien historisë së filozofisë tentojmë të kapim mangësitë dhe problemet në mësimin e shkencave shoqërore dhe humane  në shkolla të mesme dhe medrese. Pra, synojmë të nxjerrim në pah disa probleme lidhur me funksionin formues të qytetarit aktiv që duhet të luaj…
OA Univers SQ

Recension për librin “Përsiatje Kuranore – koment i 31 Ajeteve të Sures “El-Kehf”

Alban Kodra
Tefsiri, ose komentimi i Kuranit të Madhërishëm është një nga disiplinat kryesore të shkencave islame. Atë e gjejmë të lëvruar në literaturën islame shqipe që në fillesat e saj, nëpërmjet veprave të dijetarëve dhe intelektualëve muslimanë shqiptarë që synojnë të sjellin në gjuhën amëtare kuptimet ku…