2,273 rezultate

Faqja 11 / 190

Bandat serbe në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Manastirit gjatë viteve 1903-1908

Shpend Avdiu
Në këtë punim studimor janë shqyrtuar organizimi, financimi dhe format e veprimeve të bandave serbe në Vilajetin e Kosovës dhe në Vilajetin e Manastirit në fillim të shekullit XX. Po ashtu, do të trajtohen krimet e shumta të çetnikëve ndaj popullsisë civile si dhe luftimet e tyre me bandat bullgare,…

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…

Shën Eleuterius, Durrësi dhe etnonimi “shqiptar”

Eduard Shehi
Artikulli analizon lidhjen Durrësit me Shën Eleuterius sipas dorëshkrimeve “Rrëfime për 12 të Premtet” në sllavishte të hershme. Toponimi i qytetit ku ka ndodhur një debat mes shenjtit dhe një Hebreu jepet “Šeptail” (çereku tretë shek. XIII) ose “Drač” (shek. XIV). Rrënja e toponimit mendohet se ka …

Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk

Gentrit Smakaj
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizj…

Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Ylber Hysa
Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhe…
OA Kosova SQ

Studim gjith përfshirës mbi qëndrimin e diplomacisë Britanike ndaj çështjes Shqiptare

Fehmi Rexhepi
Në historiografinë shqiptare gjithnjë e më shumë po i kushtohet vëmendje marrëdhënieve të shqiptarëve me popujt dhe qeveritë e vendeve të Evropës të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi ishin të implikuara në përcaktimin e fatit historik të popullit tonë. Rol shumë të rëndësishëm sidomos gjatë shekull…