1,624 rezultate

Faqja 110 / 136

Një përpjekje e hershme për njohjen e teksteve shqipe: Dervish Sali Ashkiu nga Tepelena dhe versioni i tij i divanit shqip të Nezim Beratit

Genciana Egro
Në histori ka ngjarje margjinale të cilat ndonëse nuk janë përcaktuese të rrjedhave kryesore historike, ja vlen t’i bësh të njohura për t’i ndihmuar një konceptimi më të thellë, dhe më real të proceseve sociale e kulturore ku ato inkuadrohen. Ndërsa punoja për edicionin kritik tekstual të Divanit sh…

Vijimësi dhe risi në sistemin gramatikor të gjuhës shqipe: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” nga Kolec Topalli

Anila Omari
Vepra e fundit e Prof. Kolec Topallit “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2011, 1737 f.) është përfundimi dhe produkti i një pune disavjeçare në fushën e gramatikës historike të shqipes, të pasqyruar në katër monografi të plota për fushat më të rëndësishme të sistemit morfologjik të shqi…

Trajtimi i rrethanorit në gramatikat e shqipes: vëzhgim historiko-kritik

Anila Kananaj
Trajtimi i kategorisë së rrethanorit në gramatikat e shqipes është një çështje e rëndësishme sintaksore, e cila nuk ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e albanologëve shqiptarë. Nëpërmjet një vëzhgimi historiko-kritik, ky studim synon të paraqesë zhvillimin e mendimit gjuhësor për rrethanorin, duke nx…

Simpozium shkencor ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar Shqiptar”

Kolec Topalli
Më 18. 10. 2011 në qytetin e Ulqinit u zhvillua simpoziumi ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”, i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi. Nga Shqipëria morën pjesë studiuesit Miaser Dibra, Klara Kodra, Agron Xhangolli, Emil Lafe dhe Kolec Topalli. Në …