Artikujt Revista Botuesit Lëndët

232 rezultate

Faqja 14 / 20

Arkivi dhe domosdoshmëria e arkivimit të mediave sociale

Fatjon Balliu, Rezart Mezani
Arkivat janë dëshmitare të së kaluarës. Ato u ofrojnë studiuesve, histo-rianëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme prova, shpjegime dhe arsyetime për veprimet e kaluara dhe komunikimin e brezave për vendi-met aktuale. Këto institucione, me qasjen në dokumentacion që i mundë-sojnë shoqërisë, ndiko…

Institucionet arkivore kombëtare dhe nevoja e trajnimit të vazhdueshëm për rritjen e cilësisë të punonjësit arkivor

Enkelejda Sejdini
Arkivi dhe arkivistika shqiptare në tri dekadat e fundit kanë pësuar transformime të ndjeshme dhe të rëndësishme. Transformimet e Arkivit Shtetëror Shqiptar janë produkt i ndryshimeve thelbësore të shoqërisë shqiptare pas viteve 1990. Në Shqipëri arkivat si institucione dhe shkenca e arkivistikës ka…

Qasja në dokumente publike dhe mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë

Fatmir Arifi, Jeton Arifi
E drejta e privatësisë dhe e drejta për informim janë të drejta themelore të njeriut në shoqërinë moderne. Në pjesën më të madhe të kohës këto dy të drejta janë të ndërvarura dhe e përplotësojnë njëra-tjetrën për t’u dhënë përgjegjësi institucioneve në raport me qytetarin. Privatësia dhe liria e inf…

Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Enkelejda Sejdini
Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e p…

Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Erena Haska
Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në s…

Bashkëpunimi i agjencisë shtetërore të arkivave të Kosovës me arkivat në rajon pas vitit 1999

Shpresa Mekaj
Fatmirësisht në shumë vende është në rritje interesimi për bashkëpunim në mes të arkivave, bibliotekave dhe muzeve. Bashkëpunimi në mes të institucioneve të ndryshme sidomos ai në mes të arkivave është i një rëndësie të veçantë, pasi u ofron njerëzve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në trashëgimi…
OA Antropologji SQ

Historia, etnologjia dhe e drejta zakonore

Nebi Bardhoshi · Institute of Cultural Anthropology and Art Studies (IAK…
Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri është një tekst pedagogjik për studentin e së drejtës, konceptuar në periudhën e diktaturës së proletariatit, i cili është rishikuar me qëllim që të përshtatet për kontekstin post-komunist. Edhe pse rrok tema qendrore për dijen mo…
OA Antropologji SQ

Shteti antifetar shqiptar dhe etnografia profanizuese: elementi botëformues në etnografinë socialiste shqiptare

Blerina Hankollari
Politika antifetare e Shtetit totalitar shqiptar njeh tri faza të saj. Nëse faza e parë përcaktohej nga mbidhuna shtetërore dhe mekanizmat e saj të terrorit dhe faza e dytë nga politika deligjitimuese të institucionit dhe klerit fetar, në fazën e tretë politika shtetërore antifetare u in…

Trashëgimia kulturore e Kosovës dhe lufta e viteve 1998-1999

Valon Shkodra
Në këtë kumtesë do të trajtojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës pikërisht për luftën e fundit. Kësaj here ne jemi fokusuar në qasjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Pyetja jonë hulumtuese është: si kanë reflektuar këto organizata për trashëgiminë kulturore, sa ka qenë kontributi i tyre për…
OA Univers SQ

Kontributi i Rexhep Vokës për edukimin në dijet humane dhe fetare të epokës së Rilindjes

Vebi Bexheti
Rexhep Voka mbeti një personalitet i shquar fetar, që e zgjidhi drejt raportin fe-atdhe dhe njëri nga veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare. Veprimtaria e tij praktike dhe teorike, ishte në shërbim të emancipimit shoqëror të bashkëkombasve të vet. Morali i tij si teolog dhe atdhetar përputhet m…
OA Univers SQ

Institucionet e artit në kontekstin e trashëgimisë kulturore

Herida Duro
Qëllimi i këtij artikulli vjen si domosdoshmëri për të kuptuar më shumë, jo vetëm në pikëpamjen e zhvillimit historik të krijimit dhe veprimtarisë së institucioneve teatrore (skenike) shqiptare, por për të gjurmuar dhe nxjerrë në pah vlerën si pasuri, në kontekstin e trashëgimisë kulturore. Këto gji…

Pavarësia, shtetformimi dhe probleme të memories historike

Afrim Krasniqi
Në 104 vjetët e shtetit shqiptar, ngjarja më e rëndësishme politike e shtetërore mbetet Kuvendi i Vlorës (1912), me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit. Proklamimi i pavarësisë, por edhe krijimi i qeverisë së parë, parlamentit të parë, sistemit të parë përfaqësues, legjislacionit të parë s…