5,034 rezultate
Faqja 21 / 420Shtrirja e hekurudhës së Rumelisë në vilajetin e Kosovës (Selanik-Mitrovicë) gjatë viteve 1869-1875
Gjatë mesit të shekullit XIX, hekurudhat u bënë gjithnjë e më shumë një nga alternativat jetike për integrimin e shteteve kombëtare, perandorive shumëkombëshe dhe kolonive në të gjithë botën. Ato shërbyen si një mjet strategjik për zhvillimin e zonave deri në atë kohë të prapambetu…
ecension për librin Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë – komunitet: perspektivat (Deva-Zuva, A., Potera, I. & Mehmeti, S. (2024).
Libri Sinergjia pedagogjike e partneritetit shkollë – komunitet: perspektivat është një pjesë e rëndësishme e literaturës në fushën e pedagogjisë. Autorët: prof. dr. Afërdita Deva-Zuna, dr. sc. Ismet Potera dhe MA Selim Mehmeti, shqyrtojnë me thellësi dhe analizë konceptin e partneritetit mes shkoll…
Tranzicioni i fëmijëve nga kopshtet në klasën e parë: mbështetja për fëmijët dhe familjet
Tranicioni nga kopshti në klasën e parë është një fazë kyçe në procesin e zhvillimit të fëmijëve, e cila kërkon përgatitje të gjithanshme për t’u mundësuar një përshtatje të suksesshme në mjedisin e ri shkollor. Mbështetja në zhvillimin fizik, intelektual dhe emocional, të fëmijëve në moshën parashk…
Përgatitja psiko-fizike dhe edukimi ushtarak i luftëtarëve të UÇK-së në zonën operative të Llapit (1998-1999)
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), si organizatë politike dhe ushtarake, ishte rezultat i organizimeve të fshehta patriotike në krye me LPK-në, e cila çlirimin e Kosovës nga pushtimi gjenocidar i Federatës Jugosllave (serbo-malazeze) e shihte përmes luftës së armatosur. UÇK, gjatë organizimit, mobi…
Prerja e monedhave të paligjshme në Dardani
Në këtë artikull trajtohet konteksti arkeologjik e historik i falsifikimit të monedhave, marrë për bazë kallëpin nga Ulpiana, i përdorur për prodhimin e emetimin e monedhave të paligjshme të kohës së Mark Aurelit. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitin 1957, në lokalitetin e Ulpianës is…
Bullizmi në shkolla dhe mekanizmat për parandalim
Bullizmi është një problem shumë i madh dhe shqetësues për shoqërinë, i përhapur në sistemin arsimor në të gjithë botën. Kohët e fundit, opinioni publik dhe profesionistët kanë filluar të shqetësohen për aktet e dhunshme dhe sigurinë në shkollat e Kosovës shkak i shpërfaqjes së bullizmit në shkolla.…
Kërkesat e intelektualëve shqiptarë dërguar Lidhjes së Kombeve për realizimin e të drejtave qytetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Mbretërinë ish-jugosllave (1924-1931)
Punimi tenton të sjellë në pah përpjekjet e vazhdueshme të intelektualëve shqiptarë për sigurimin e të drejtave elementare në radhë të parë. Përpjekjet nuk përfshinin vetëm të drejtat bazë, por edhe të drejtat politike dhe demokratike të shqiptarëve, brenda kuadrit juridik …
Përvojat pas vlerësimit pisa: analiza dhe refleksione
Në këtë artikull janë shqyrtuar studimet lidhur me përvojat e vendeve pas PISA-s, duke përfshirë aspektet kryesore të identifikimit të sfidave dhe mundësive në arsim, përmirësimin e politikave arsimore, si dhe ndikimin në praktikat mësimore dhe trajnimin e mësimdhënësve.
Studimet tregojnë se vendet…
Pikëpamjet e nxënësve dhe të studentëve për rolin e shkollimit paraprak në përgatitjen e tyre për jetë dhe punë
Ky punim studimor shqyrton nevojat e papërmbushura të nxënësve dhe të studentëve në kontekstin e shkollimit të tyre paraprak. Punime të ndryshme kanë identifikuar se shumica e nxënësve ndiejnë se teoritë e mësuara në shkolla shpesh nuk lidhen me praktikat reale të jetës dhe tregut …
Mësimdhënia me bazë projektin: përvojat e mësimdhënësve fillestarë në kosovë
Ky studim rasti cilësor kishte për qëllim të hulumtojë përvojat e mësimdhënësve fillestarë në Kosovë gjatë aplikimit të metodologjisë së mësimdhënies me bazë projektin, në realizim të kurrikulës së bazuar në kompetenca. Duke u fokusuar në strategjitë dhe metodat e përdorura për të lehtësuar procesin…