2,690 rezultate

Faqja 22 / 225
OA Optime SQ

Rritja e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe sfidat përkatëse

Idriz Haxhiaj, Besiana Lazja, Idlir Robi
Fenomeni i korrupsionit dhe pastrimit të parave është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen shoqëritë moderne në ditët e sotme. Ky fenonem përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e kombeve por edhe më gjerë. Ai minon demokracinë, cënon sundimin e ligjit dhe pengon zhvill…
OA Optime SQ

Korrupsioni dhe mashtrimi pjesë e asimetrisë së informacionit, parë në këndvështrimin e audituesve të jashtëm

Almida Hoxha, Elisabeta Shehu
Konceptet e korrupsionit dhe qeverisjes janë shpesh të lidhura. Lufta kundër korrupsionit në kuadrin e mirëqeverisjes kërkon forcimin e zbatimit të legjislacionit antikorrupsion dhe ndërgjegjësimin e krijimin e kulturës së luftës kundër korrupsionit. Promovimi i qeverisjes së mirë në të gjitha aspek…
OA Optime SQ

Ngarkimi i menjëhershëm i implanteve nucleoss t6 në maksilë: raport – rast klinik

Genc Zenunaj, Daniele Iannaci, Erda Qorri
Ngarkimi i menjëhershëm i implanteve dentare në maksilën atrofike ka shënuar përparime të rëndësishme në rehabilitimin e harkut të plotë. Heqja e dhëmbeve kur është nevoja dhe vendosja e urës fike brenda dite është një standart I ri estetik dhe funksional I cili qdo ditë po kërkohet më shumë. Ky ra…
OA Optime SQ

Rast klinik: koncepti “all-on-four” në maksillë

Arbnor Bujupi, Denis Argjiri, Redi Xhangolli, Agon Kryeziu et al.
Atrofia e rëndë e kreshtës alveolare në maksillë shpesh kufizon mundësitë e vendosjes së implant eve tradicionale, veçanërisht në rajonet e pasme. Koncepti All-on-Four, i bazuar në vendosjen e katër implanteve në pjesën e përparme të nofullës plotësisht pa dhëmbë, paraqet një zgjidhje efek tive dhe …
OA Optime SQ

Sistemet e drejtësisë në disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, reforma në drejtësi

Rialda Xhizdari, Klevent Xhizdari
Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një sistem drejtësie i cili përballet me sfida të mëdha. Dalja e tyre si një sistem i centralizuar ka rezultuar në një ndikim të drejtëpërdrejtë lidhur me funksionimin efektiv dhe të besueshëm. Në shumicën e tyre këto sisteme janë të prekura nga mungesa e pavarësi…

Ibn Rushd dhe legjitimimi i filozofisë në Islam

Sead Zimeri
Ky artikull shqyrton përpjekjen e Ibn Rushdit për të legjitimuar filozofinë në mendimin islam, duke u fokusuar në veprën e tij thelbësore Fasl al-Maqāl. Ibn Rushdi mbron idenë se filozofia është në harmoni me Islamin dhe argumenton se kërkimi filozofik është jo vetëm i lejueshëm, por një obligim fet…

Vështrim trajtimit të krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Nuridin Ahmeti
Nga ngjarjet më tragjike në historinë e popullit shqiptar është edhe ajo e luftërave ballkanike, të zhvilluara gjatë viteve 1912-1913. Tragjike vlerësohet për faktin se në këto vite llogaritet se, nga forcat e Aleancës Ballkanike, u vranë dhe u masakruan mbi 20 mijë shqiptarë, pa kursyer as moshë e …

Kalaja e Vërbocit: qendër e xehetarisë dardane për mihjen dhe përpunimin e hekurit

Arianit Buqinca
Kalaja e Vërbocit përfaqëson një ndër vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike të dardanëve, që dëshmon historinë e pasur dhe të diversifikuar të dardanëve të rajonit të Drenicës. Gjurmët arkeologjike sipërfaqësore, përfshirë qeramikën ngjyrë gri, strukturat ndërtimore dhe mbetjet e shumta të akti…

Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë

Elza Shipoli
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane,…

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…

Prania e popullsisë albane në hapësirën gjeografike të Dardanisë- Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperëndimore gjatë mesjetës, para pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane

Iljaz Rexha
Në këtë punim kemi sjellë disa të dhëna të studiuesve të huaj dhe vendas, që janë marrë me trajtimin e çështjes së popullsisë së etnisë albane, studimet e të cilëve dëshmojnë se kjo popullsi ka jetuar gjatë mesjetës në arealin e Dardanisë edhe para pushtimi të Ballkanit nga ana e Perandorisë Osmane.…