1,268 rezultate

Faqja 27 / 106

Adresimi i kompetencës digjitale në fushën kurrikulare jeta dhe puna

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një përshkrim të shkurtër të përmbajtjeve kurrikulare në fushën Jeta dhe puna, praktikave të mësimdhënësve në planifikimin vjetor dhe mujor, si dhe perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me kompetencat digjitale të nxënësve të arsimit fillor. Qëllim…
OA Optime SQ

Konsumi i kripës në pacientët me sëmundje renale kronike

Nereida Spahia, Merita Rroji, Alma Idrizi, Myftar Barbullushi
Konsumi i kripës është një zgjedhje që ka të bëjë me modifikimin e stilit të jetës. Në pacientët me sëmundje renale kronike kripa ka një efekt domethënës mbi hipertensionin, proteinurinë, mortalitetin kardiovaskular, mortalitetin në përgjithësi dhe progresin e sëmundjes renale kronike. Ky material ë…

Rëndësia e zhvillimit socio-emocional të fëmijës dhe roli i edukatores në stimulimin e kësaj fushe zhvillimore

Zehrije Plakolli
Ky studim ka si qëllim trajtimin e rëndësisë së zhvillimit social e emocional të fëmijëve, përgjatë fëmijërisë së hershme, në institucionet parashkollore, dhe rolin që ka edukatorja në përkrahjen e stimulimin e këtij aspekti të zhvillimit të fëmijës. Hulumtimi është realizuar sipas metodës mikse (sa…

Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një analizë të burimeve, mjeteve e materialeve mësimore, udhëzimet e ofruara për mësimdhënës, përfshirjen e tyre në planifikimet e mësimdhënësve, si dhe përdorimin praktik në orë mësimore me nxënës. Qëllimi i studimit ishte të analizojmë praktikat e mësimdhënësve në planifikimin …
OA Optime SQ

Abuzimi me lëndët narkotike nga adoleshentët në gjimnaz

Brunilda Laboviti, Vilma Ruci
Abuzimi me lëndët narkotike nga të rinjtë e grupmoshës 14-18 është një fenomen shqetësues dhe me impakt jo vetëm tek të rinjtë, por edhe në shoqëri. Reformimi i shërbimit psikologjik në shkolla dhe ngritja e rrjetit përkatës do të krijojë kushtet për ndërhyrje efektive dhe konkrete. Simptomat lidhur…

Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në libër leximi (1-5)

Arbnesha Mexhuani
Qëllimi i hulumtimit është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat përmbajtje mësimore të këtyre teksteve shkollore mungon, reflektimi apo zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht hulumtimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomand…

Ndikimi i edukimit estetik dhe i artit letrar në formimin e personalitetit të nxënësit

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij punimi, është rëndësia e edukimit estetik dhe e letërsisë në veçanti, në formimin e personalitetit dhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç veçantive të përgjithshme të edukimit estetik dhe letërsisë për fëmijë, në më…

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…

Kahet e lëvizjes së numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm në Kosovë

Ismet Potera
Numri i nxënësve në shkollimin e detyrueshëm në shkollat e Kosovës është duke rënë. Ankesat e dëgjuara dhe të dëshmuar në medie dhe në analizat e bëra tregojnë një kahe të rënies. Kjo më shtyri që ta bëjë një analizë të statistikave zyrtare dhe të vërtetojë nëse një trend i tillë është prezent në sh…