Një ndër problemet elementare të historisë bashkëkohore të popullit shqiptarë është çështja se kur ka filluar lëvizja nacionale shqiptare, cilat janë karakteristika elementare, cila është baza ideologjike, kush janë bartësit dhe propaganduesit e saj, deri në çfarë mase idetë e tyre kanë depërtuar në…
Vakëfet e para në Kosovë u themeluan menjëherë pas ardhjes së osmanëve. Këto institucione luajtën një rol të rëndësishëm jo vetëm në transmetimin e kulturës osmane, por edhe në islamizimin e shqiptarëve. Krahas sektorit fetar, përmes institucionit të vakëfit gjithashtu u siguruan dhe mbështetën edhe…
Përgatitja e një fjalori kërkon përgatitje metodologjike shkencore, por mbi të gjitha do studime të gjuhës/ve përkatëse. Por duket se vepra “Arnavutçadaki Türkçe Alıntılar” (Turqizmat e gjuhës shqipe) është përgatitur nga një person që nuk ka kryer studime të larta universitare për turqishten, arabi…
Gjatë viteve 1908-1912 shqiptarët morën pjesë aktive në ngjarjet dhe revoltat e atyre viteve, duke filluar nga mbledhja protestuese e mbajtur në Ferzovich (Ferizaj) gjatë korrikut të vitit 1908, e cila përfundoi me nënshkrimin e një telegram i krerëve shqiptarë në Kosovë drejtuar Sulltan Abdulhamidi…
Atmosfera e kulturës osmane është e pranishme në tekstet e Eposit të Kreshnikëve. Kjo vërehet, jo vetëm në sajë të fjalorit të pasur me turqizma, por edhe në aspekte të tjera të sjelljes dhe të gjendjes materiale të botës ku jetojnë kreshnikët. Më i dukshëm ky ndikim shfaqet në kulturën e trajnimit …
Hulumtimi ynë trajton një pjesë të rëndësishme të leksikut shqip, i cili ka qenë objekt i studimeve të shumta të gjuhëve të Ballkanit. Thënë ndryshe, ky hulumtim ka për qëllim të nxjerrë në pah fun- ksionet e kësaj pjese të leksikonit shqip të njohur si turqizma, në tekstet e nivelit të ulët të form…
Artikulli trajton praninë e popullsisë shqiptare në zonën gjeografike të Dardanisë, e cila përfshin rajonet e Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjatë periudhës mesjetare deri në pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane. Studimi fokusohet në burime dokumentare historike nga shekujt 13-16 që…
Leximi dhe kuptimi i shoqërisë kryesisht varet nga mënyra se si e lexojmë dhe kuptojmë historinë e ideve dhe koncepteve intelektuale të asaj shoqërie. Dijetarët dhe veprat e tyre janë një shesh ku shpërfaqen transformimet ideologjike të shoqërisë përgjatë historisë. Në Perandorinë Osmane, dijetarët …
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë strukturat e mbetura të ndërtuara midis shekujve XV-XIX brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe të analizojë arkitekturën e tyre atëherë dhe tani, si dhe të vlerësojë nivelin e punës së ruajtjes së tyre. Disa prej tyre kanë pësuar disa restaurime dhe fu…
Si pasojë e Luftës Ballkanike 1912-1913 që u karakterizuan me masakra dhe dhunë kolektive ndaj banorëve civilë në Vilajetin e Kosovës, mijëra shqiptarë u detyruan të largohen nga trojet e tyre në drejtim të Stambollit, prej nga disa vazhduan rrugën deri në Damask. Me kohë,Damasku u bë qendër tërheqë…
Pas “eksperimentit” të parë gjuhësor të kryer prej Dhimitër Kamardës për krijimin e një modeli shqipeje letrare të përbashkët, qe përsëri një arbëresh, Zef Skiroi, që bëri përpjekjen e dytë të këtij lloji. Modelin e shqipes së përbashkët ai u përpoq ta realizonte duke përpunuar gjuhën e poemës së ve…