882 rezultate

Faqja 29 / 74
OA Optime SQ

Trajtimi kirurgjikal i çarjes së septumit interventrikular si komplikacion i post infarktit akut miokardit

Arber Aliu, Andi Kacani, Dervish Hasi, Ervin Bejko et al.
Çarja e septumit interventrikular pas infarktit akut miokardit (IAM) sapo vjen e po bëhet më e rrallë me evoluimin e angioplastikës perkutane, por përsëri vdekshmëria mbetet e lartë. Trajtimi kirurgjikal, edhe pse me vështirësitë dhe vdekshmërinë e lartë, mbetet trajtimi i zgjedhur. Alternativa e s…
OA Optime SQ

Oksisterolet: Një fushë intensive e kërkimit shkencor

Rilinda Klosi
Tashmë pranohet se oksisterolet, produkte të oksidimit të steroleve, luajnë rol themelor në rregullimin e proceseve të ndryshme biologjike, si dhe në zhvillimin e shumë patologjive. Vitet e fundit, kërkues të ndryshëm të fushave të kimisë, të biologjisë dhe mjekësisë janë përfshirë në studime të bas…
OA Optime SQ

Pikëpamjet historike, bashkëkohore dhe psikologjike mbi stilet e lidershipit të mësuesit të institucioneve arsimore

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Fatmir Tartale
Sot, në shek XXI, një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh e të rinjsh po përballen me çrregullime, problematika e sfida në të nxënë, të natyrës psiko-emocionale, të sjelljes sociale etj. Sot po rritet jo vetëm numri i nxënësve me vështirësi, por edhe ashpërsia dhe kompleksiteti i vetë vështirësive.…
OA Optime SQ

Roli i kushteve interpretuese dhe parakuptimit në transpozimin e teksteve filozofike

Adriana Anxhaku
Interpretimi i teksteve filozofike ka qenë një detyrë e përhershme në fushën e filozofisë. Objekt i këtij punimi bëhen tekstet për lëndën “Filozofia 11” në shkollat e mesme në Shqipëri, duke shtruar pyetjen: A mund të flitet për një nivel normativ të interpretimit të teksteve në lëndën e filozofisë …
OA Optime SQ

Ndikimi i ndryshoreve vetëvlerësim dhe lokus kontrolli në shpjegimin e fenomenit të varësisë nga interneti

Desara Agaj
Interneti është pjesë e pandashme e jetës njerëzore në ditët e sotme. Përdorimi i tij sjell shumë të mira dhe lehtësira në jetën e përditshme, por ndonjëherë mbipërdorimi i tij mund të jetë edhe i dëmshëm, duke çuar në varësi ndaj tij. Një gjë e tillë vihet re sidomos tek adoleshentët, të cilët janë…
OA Optime SQ

Një rast konkret i zbatimit të Canopy Motorola në një zonë rurale në Shqipëri

Enis Çerri
Nëse marrim parasysh gjendjen aktuale të zhvillimit të sektorittë teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri, tranzicioni i vendit tonë drejt një shoqërie informacioni përbën me të vërtetë një sfidë. Infrastruktura kombëtarë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është …
OA Optime SQ

Sindroma e vezores policistike - Shkaku kryesor i infertilitetit

Alba Laho
Sindroma e vezores policistike (PCOS) është një sëmundje komplekse endokrine dhe renditet si shkaktari i dytë i infertilitetit sipas OBSH. Karakteristikat klinike të PCOS janë heterogjene dhe ndryshojnë duke filluar nga adoleshenca drejt menopauzës. Studime në kafshë sugjerojnë se ekspozimi i androg…
OA Optime SQ

Modifikimi i rritjes së nofullave me aparate ortodontike

Sidrit Beqiraj
Një përmbledhje e njohurive të sotme për modifikimin e rritjes së nofullave tregon se: 1. Zgjerimi transversal i maksilës është i lehtë përpara adoleshencës, kërkon forca të mëdha gjatë adoleshencës dhe mund të realizohet vetëm me osteotomi kirurgjikale pas adoleshencës. 2. Përshpejtimi i rritjes ma…
OA Optime SQ

Preeklampsia – Nga fiziopatologjia tek mjekimi

Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu
Preeklampsia është një çrregullim multisistemik karakteristik për shtatzëninë humane dhe ndërlikimi glomerular më i shpeshtë në shtatzëni. Ajo haset në 2% deri 8% të shtatzënive dhe është një kontribuuese e rëndësishme e vdekshmërisë amtare në të gjithë botën. Edhe pse fi ziopatologjia e preeklampsi…
OA Optime SQ

Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij

Nikoll Rica, Dhurata Islambejo
Nëpërmjet kësaj teme synojmë të përcillet tek lexuesi informacion mbi veprat penale që mund të kryhen nëpërmjet kufirit shtetëror, veçoritë e ndjekjes penale, zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e kësaj veprimtarie. Këto lloj …
OA Optime SQ

Roli i profilaksisë dhe parandalimit në depistimin e sjelljes deviante të adoleshentëve

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi
Objektivi i kësaj trajtese është të shpjegojë, të eksplorojë dhe të argumentojë ndërlidhjen dhe rëndësinë e profi laksisë dhe parandalimit si instrumente të fuqishëm të depistimit të sjelljes deviante të të rinjve. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë mbi elementët dinamikë të sjellj…
OA Optime SQ

Financat e sjelljes korporative

Manjola Islami
Financa e ndërmarrjes ka si objekt studimin e kontratave financiare dhe investimeve që rezultojnë nga ndërveprimi i drejtuesve dhe investuesve të një kompanie. Një shpjegim i plotë i modeleve të financimit dhe investimit kërkon për këtë arsye një kuptim të qartë të perceptimeve dhe preferencave të k…