Artikujt Revista Botuesit Lëndët

470 rezultate

Faqja 33 / 40

Pikëpamjet sintaksore të Spiro Floqit

Linditë Rugova
Spiro Floqi solli në shqipen një frymë gjysmëstrukturaliste dhe gjysmësemantike të studimeve sintaksore, sidomos në punimet e tij të fundit të viteve 70-të, ndonëse jo plotësisht të liruara nga fryma e logjikës dhe e tradicionalizmit që atëbotë dominonte në studimet gramatikore në përgjithësi. Idetë…

Veçori arkaike gjuhësore në të folmen e qytetit të Gjirokastrës krahasuar me gegërishten e Mesharit të Gjon Buzukut

Mimoza Karagjozi
Të folmet e veçanta ruajnë edhe sot tipare arkaike, të cilat përbëjnë një burim të rëndësishëm të dhënash për historinë e gjuhës shqipe. Në këtë artikull do të paraqesim disa prej këtyre veçorive të ruajtura në të folmen e sotme të qytetit të Gjirokastrës, të cilat i kemi vërejtur edhe në gegërishte…

Një përpjekje e hershme për njohjen e teksteve shqipe: Dervish Sali Ashkiu nga Tepelena dhe versioni i tij i divanit shqip të Nezim Beratit

Genciana Egro
Në histori ka ngjarje margjinale të cilat ndonëse nuk janë përcaktuese të rrjedhave kryesore historike, ja vlen t’i bësh të njohura për t’i ndihmuar një konceptimi më të thellë, dhe më real të proceseve sociale e kulturore ku ato inkuadrohen. Ndërsa punoja për edicionin kritik tekstual të Divanit sh…

Një botim me vlera shkencore “Sintaksa e fjalisë”, sprovë monografike e Tefë Topallit, Shkodër, 2011, 744 f.

Tomor Osmani
Vitin që shkoi, qarkulloi libri i suksesshëm dhe me vlera shkencore i prof. as. dr. Tefë Topallit, Gramatikë e gjuhës shqipe, “Sintaksa e fjalisë”, sprovë monografike, botim i Institutit të Studimeve Albanologjike pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Është autor i mjaft botimeve dhe shk…