Një sistem arsimor është cilësor, dhe si cilësor e efektiv ai ka mësuesit e vet. Ky studim synon të identifikojë dhe përshkruajë problemet e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve në Shqipëri gjatë viteve, veçanërisht në legjislacion, me qëllim që të kuptojë dhe të përcaktojë politikat …
Objektivi i këtij artikulli është trajtimi në mënyrë të detajuar dhe shpjegimi i mbrojtjes së kategorisë së veçantë të punëmarrësve gjatë marrëdhënies së punës. Kështu kjo trajtesë ofron një panoramë të kuadrit ligjor shqiptar të rregullave që ofrojnë sigurinë dhe shëndetin në punë në kuadrin e një …
Bledar Murtaj, Aurel Nuro, Aurora Napuçe, Ardit Shehu et al.
Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e komponimeve organike që gjenden te mostrat e verës së kuqe në tregun shqiptar. Këto mostra janë marrë nga prodhues tradicionalë dhe industrialë. Prodhimi i verës është mjaft i hershëm në vendin tonë. Vera është një nga …
Ardit Shehi, Aurel Nuro, Bledar Murtaj, Dorina Shëngjergji et al.
Për të gjitha mostrat e verës alkooli kryesor ishte etanoli. Në mostrat e verës të prodhuar në mënyrë tradicionale vihet re prezencë më e lartë e alkooleve me tri dhe katër karbone. Këto alkoole ndikojnë dhe në buketin e këtyre verërave të cilat janë lehtësisht të dallueshme nga prodhimet industrial…
Fjalimi është një veprimtari kognitive-motore e thjeshtë, e cila dallon njerëzit nga speciet e tjera dhe zhvillohet brenda një rrjeti të gjerë të strukturave cerebrale, kortikale dhe nënkortikale. Gjuha nënkupton marrëdhënien e njeriut me botën e tij, ndërsa psikolinguistika është procesi dinamik gj…
Punonjësit e motivuar janë baza për një institucion të suksesshëm. Qëllimi i këtij studimi është që të eksplorojë faktorët motivues dhe efektivitetin e programeve të stimujve në motivimin në punë. Studimi përbëhet nga dy pjesë kryesore: pjesa teorike dhe kërkimi shkencor. Në pjesën e parë ndodhet li…
Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Lavandula angustifolia nga disa zona të Shqipërisë. Lavandula angustifolia është një bimë e familjes të Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta që përdoret shpesh për zbukurime, përv…
Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Monoterpenoidet e oksigjenuara u gjetën në nivele më të larta. Përqindjet më të larta i takojnë Linaleolit, Cineolit dhe estereve të Nerilit, Linalilit dhe Terpinilit. Linaloli u ishte nga 37-52% në mostrat e analizuara. Monoterpenet aromatike ishin grupi i dytë kontribuues. Nivel më të lartë të tyr…
Qëllimi i këtij studimi është që të rekomandojë teknologjinë e betonit refraktar si një metodë alternative për briketimin e pluhurave dhe koncentrateve të kromit në vendin tonë. Nxjerrja e mineralit të kromit nga minierat shoqërohet nga viti në vit edhe me rritjen e sasisë së
pluhurave me përmbajtj…
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që oper…
Ekspertimi si një nga provat që merren gjatë procedimit penal, përcaktohet nga organi i procedimit me anën e shtrimit, para ekspertit, të pyetjeve që duhet të zgjidhen mbi bazën e njohurive të tij të posaçme. Zgjidhja e këtyre pyetjeve realizohet nëpërmjet paraqitjes së materialit përkatës nga ana e…
Parimet e socializmit në Shqipëri, të ngjashme me vendet e tjera të Evropës Lindore, kanë udhëhequr arkitekturën dhe ndërtimet nga viti 1945 deri në 1990, si në ndërtesa publike, ashtu edhe në ato private, rezidenciale dhe jorezidenciale. Më shumë se gjysma e njësive të sotme të banimit janë ndërtua…