1,555 rezultate

Faqja 42 / 130
OA Univers SQ

Rreth drejtshkrimit të turqizmave dhe emrave vetjakë me origjinë turke

Mr. Adriatik Derjaj
Në punime të ndryshme shkencore turqizmat përkufizohen si njësi të ardhura drejtpërdrejt nga gjuha turke, d.m.th. pa ndërmjetësim dhe ç’është më e rëndësishmja, si fjalë për të cilat nuk dyshohet se i përkasin kësaj gjuhe. Ajo që perceptohet sot me togfjalëshin “gjuha turke” nuk ka qenë as në kohë d…

Të mësuarit e vetorganizuar dhe vetëdrejtuar

Bashkim Ali Azemi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Të mësuarit gjatë gjithë jetës është i nevojshëm për të rriturit, në mënyrë që vazhdimisht të përpiqen të përmirësojnë njohuritë e tyre, aftësitë dhe kompetencat, dhe gjithashtu për të zhvilluar personalitetin e tyre në shumë aspekte. Ndërrimi i paradigmës prej arsimimit të të rriturve në të mësuar…

Zhvillimet në planet dhe programet mësimore të gjuhës shqipe në arsimin e detyruar

Hajrije Devetaku-Gojani Gojani
Planet dhe Programet mësimore të gjuhës shqipe të hartuara pas Kornizës së Kurrikulit të Ri të Kosovës të vitit 2001, për dallim nga Programet e mëhershme, që orientoheshin kryekëput në përmbajtje mësimore, sjellin një qasje të re të mësimdhënies së gjuhës. Kjo qasje e kombinuar fokusohet në rezulta…

Mbipopullimi I klasave – reflektimi në procesin mësimor

Luljeta Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimi i mesëm i lartë në Kosovë ka pësuar ndryshime të rëndësishme në vitet e fundit, duke përfshirë kohëzgjatjen e viteve të shkollimit , strukturën organizative, kurrikulat lëndore si dhe mënyrën e diplomimit të nxënësve. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë vazhdimisht ka ardhur duke u r…

Vlerësimi I nxënësve – praktikat dhe treguesit

Hajrije Devetaku, Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Hulumtimit është kryer nga Sektori i Planifikimit Mësimor/Zyra për Standarde dhe Vlerësim, në kuader të projekteve inicuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës 2007/2010. Hulumtimi përfshin praktikat aktuale të vlerësimit të brendshëm. Rezultatet e hulumtimit do të ofrojnë tregues dhe argumente për …

Hapat e zhvillimit dhe zbatimit të standardeve arsimore dhe vlerësimit në arsimin parauniversitar në Kosovë

Selim Mehmeti · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i kësaj analize është që t’i ofrojë Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe partnerëve që mbështesin zhvillimin e arsimit në Kosovë, informata të përmbledhura për zhvillimet kryesore në fushën e standardeve dhe vlerësimit në arsimin parauniv…