1,419 rezultate

Faqja 43 / 119

Kuptimi dhe simbolika e ritualeve të flokëve në traditën popullore

Bukurije Mustafa
Flokët janë pjesa më mistike në traditën shpirtërore të shqiptarëve, që është bartur edhe në botëkuptimin e përgjithshëm dhe në praktikën rituale të trashëgimisë popullore. Në traditën tonë, flokët lidhen me besime, para së gjithash pagane, por edhe me rituale të kalendarit popullor apo me cikle të …
OA Kosova SQ

Referendumi për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, 26-30 shtator 1991, sipas gazetës “Bujku” në Kosovë

Shkodran Imeraj
Vendimi i Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës i 23 shkurtit 1989, për miratimin e projekt-amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës Socialiste të Serbisë dhe vendimi i Kuvendit të Republikës Socialiste të Serbisë, më 28 mars 1989, vendim ky që suspendoi Autonominë e Ko…

Udhëtimi i një historie përmes këngës: rasti i këngës “Çanakalaja” për betejën e Dardaneleve

Leontina Gega-Musa
Kënga popullore si krijim poetik gojor ndodh që të përmbajë një kujtesë historike për të kaluarën dhe një përvojë jetësore të individit. Mu për këtë arsye ky punim ka për qëllim të trajtojë një këngë të tillë, e cila përmban në rrëfimin e saj emocionin, fatin dhe frikën që ka luftëtari në përballje …
OA Kosova SQ

Republikë apo monarki? Argumentet e deputetëve republikanë dhe monarkistë lidhur me formën e regjimit të shtetit Shqiptar në vitin 1924

Hasan Bello
Ky artikull mbështetet mbi dy raportet e hartuara nga komisionet e deputetëve republikanë dhe monarkistë të parlamentit shqiptar. Ai synon të krahasoi argumentet dhe kundërargumentet themelore që këto dy grupime paraqitën pranë kryesisë së parlamentit lidhur me përcaktimin e formës së regjimit në st…

Etnomuzikologia daneze Birthe Traerup dhe hulumtimet e saj në Kosovë: një letërkëmbim profesional e miqësor me Anton Çettën

Arbnora Dushi
Birthe Traerup (1930 – 2022) ishte etnomuzikologe daneze që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për studimin dhe dokumentimin e folklorit dhe muzikës tradicionale në Kosovë, në vitet ’60 -’70 të shekullit të kaluar. Gjatë viteve të kërkimit të saj, ka mbledhur dhe analizuar materiale të pasura…

Kuptimësia mitike e ngjyrave në përmbajtjen e eposit heroik (Sipas shembujve të ngjyrës së zezë dhe të bardhë)

Izaim Murtezani
Ngjyrat paraqesin një element tejet të rëndësishëm në kuadër të sistemit të kulturës tradicionale. Ato gjithsesi se reflektojnë bindjet dhe besimet e ndryshme që njeriu i lashtë ka manifestuar kundrejt perceptimit të realitetit objektiv. Meqenëse bëhet fjalë për një vetëdije arkaike atëherë edhe kup…