392 rezultate
Faqja 5 / 33Rreth kompozitave në disa tregime të Ismail Kadaresë
Përmbajtje e shkurtër: Fjalët e përbëra krijohen nga bashkimi i dy a më shumë fjalëve ose temave dhe formojnë një njësi të vetme me kuptim të ri. Ato mund të jenë emra, mbiemra, folje, ndajfolje dhe ndonjëherë edhe numërorë apo përemra. Ky punim studimor ofron një analizë fjalëformuese dhe gjuhësore…
Analiza e teksteve shkollore të letërsisë shqipe në arsimin e mesëm të lartë në Kosovë
Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë tekstet shkollore të letërsisë në procesin edukativo-mësimor dhe qëndrimet e mësimdhënësve për cilësinë e teksteve shkollore të letërsisë, përputhshmërinë me planin dhe programin mësimor, pajisjen me detyrat, pyetjet, përshkrimet, shembujt, fjalët e panj…
Rezultatet në testin PISA 2018 dhe mosleximi i letërsisë si dukuri te nxënësit kosovarë të moshës 15 vjeçe1
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximi…
Përmbajtjet në tekstet shkollore të letërsisë, në funksion të komunikimit efektiv të nxënësve të shkollave të mesme të ulëta
Është fakt i ditur që kulturën e përgjithshme të komunikimit nxënësit e marrin nga leximet e ndryshme dhe burimi më thelbësor mbeten tekstet shkollore, ngase qasja në këto tekste është e përditshme dhe e domosdoshme në procesin e mësimnxënies. Përmbajtjet e njësive letrare e kanë rolin thelbësor në …
Ricordo di Ernest Koliqi
La scomparsa del prof. Ernesto Koliqi è per me e per tutti i componenti dell’ideale famiglia di poesia che si è costituita attorno alla Associazione Internazionale di Poesia e a Il Giornale dei Poeti di cui Egli faceva parte, motivo di profondo rimpianto.
Per noi tutti, della Associazione e del Gi…
Metodat dhe praktikat e përkthimit të letërsisë shqipe
Përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhët europiane përfshin metodologji dhe praktika të ndryshme. Ky rezultat rrjedh nga një hulumtim empirik i realizuar nëpërmjet intervistave me përkthyes të letërsisë shqipe nga vendet si Gjermania, Austria, Mali i Zi, Rumani, Çekia, Suedia, Rusia dhe Holanda, si dh…
Qasja metodologjike e mësimdhënies së gjuhës shqipe në arsimin e detyruar
Teksti shkollor mbetet burimi kryesor i informacionit dhe i vetmi për shumicën e mësimdhënësve dhe puna e tyre varet kryekëput nga teksti shkollor, pothuajse në të gjitha fazat e orës mësimore. Përdorimi i materialeve dhe i mjeteve të tjera mësimore është i kufizuar dhe praktikohet nga një numër…
15 Kallënduer: një datë e hidhur
Lajmi i hidhur e i pa pritur Vdekja e profesor Koliqit, tronditi an' e mbanë jo vetëm emigracionin dhe popullin Shqiptar, por edhe i njohur siç Ay ishte prej gjithë pjesës kulturore të Botës Oksidentale. Mungesa e Tij gjigante në fushën letrare do të ndihet rëndë sidomos për Shqipërinë tonë të vogël…
Ernest Koliqi
Me vdekjen e Ernest Koliqit shduket pa dyshim nji ndër figurat e mëdha të letërsis moderne shqiptare. Por për mue, vdekja e tij asht nji varfnim personal, nji dhunim i kopshtit përherë magjik të rinis. Sepse për mue, ai dhe Lasgush Poradeci janë pioneret e vertetë të letërsis moderne shqipe: dy arti…
Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të konfl ikteve, lind nevoja për të caktuar ekspertë. Ekspertët janë persona që kanë aftësi për t’u bërë organeve gjyqësore përshkrimin e saktë të një gjendjeje fakti me të gjitha hollësitë teknike të nevojshme, ose për t’u njoftuar këtyre organeve gjykimin e artit, të tekn…
Mevludet në gjuhën shqipe
“Mevludet në gjuhën shqipe”, është produkt i punës plot pasion, vullnetit të paepur dhe mendimit shkencor të dy autorëve, prej kohësh të njohur në fushën e shkencës, arsimit dhe të kulturës shqiptare, Faik Luli dhe Islam Dizdari. Pas shumë botimesh në një bashkëpunim të frytshëm, Luli e Dizdari, dal…