Artikujt Revista Botuesit Lëndët

175 rezultate

Faqja 5 / 15
OA Univers SQ

Fondi i dorëshkrimeve me alfabet arab në AQSH

Ermal Nurja
Në Arkivin Qendror të Shtetit, përveç pasurive dokumentare kryesisht në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhë të ndryshme të perëndimit, ruhen edhe burime dokumentare në gjuhët orientale. Ato mund t’i klasifikojmë në burime arkivore dokumentare osmane, në dorëshkrime dhe në shtypshkrime në gjuhët orienta…
OA Univers SQ

Dëshmi për lokalet e para shkollore në Shqipërinë Verilindore

Prof. As. Dr. Murat Gecaj
Në fillim të shekullit të kaluar, atdhetari ynë i madh, Ismail Qemali, ndër të tjera, u drejtohej bashkatdhetarëve me këto fjalë: "Kurrë një komb nuk mund të rritet në vehte, pa shkolla dhe pa mësime... Duhet të jesh i verbër, që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradh…
OA Univers SQ

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës (gjysma e dytë e shek. XIX dhe gjysma e parë e shek. XX)

Prof. dr. Mahir Hoti
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Austria përbën një emër disi të veçantë edhe në planin historik si faktor i jashtëm më i rëndësishmi në çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qëndrimi i Austro- Hungarisë spikat veçanërisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 rreth kufijve tanë. Nuk është e …
OA Kosova SQ

Përpjekjet për rimëkëmbjen dhe afirmimin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1991-1998

Avni Rexha
Dekada e fundit e shekullit njëzetë u karakterizua me zhvillime dramatike në gjitha aspektet e jetës ekonomike-shoqërore e politike në Kosovë. Suprimimi i autonomisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës në mars të vitit 1989 dhe rrjedhimisht uzurpimi i gjitha kompetencave legjislative-ekzeku…

Mitropolia e Beratit në shekuj

Adriana Qafa, Andrea Llukani
Mitropolia e Beratit e ka origjinën që nga vitet apostolike. Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e Udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana. Kristianizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë që në shekullin e parë pas Krishtit prej apostull Pavlit, i cili dorëzoi në gradën episkopale Mari…