Artikujt Revista Botuesit Lëndët

113 rezultate

Faqja 5 / 10

Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një analizë të burimeve, mjeteve e materialeve mësimore, udhëzimet e ofruara për mësimdhënës, përfshirjen e tyre në planifikimet e mësimdhënësve, si dhe përdorimin praktik në orë mësimore me nxënës. Qëllimi i studimit ishte të analizojmë praktikat e mësimdhënësve në planifikimin …

Roli i asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore për gjithëpërfshirje në klasë

Sahare Reçica
Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë praktikat e asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe rolin e tij në procesin e gjithëpërfshirjes në klasë. Meqë mbështetja nga asistenti/ja është një formë e re e mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë, që ka filluar …

Qasjet metodike të mësimdhënësit që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësisë komunikuese dhe të mendimit kritik të nxënësve

Ismet Potera
Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e …

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…

Roli i këshillit emergjent për sigurinë në shkollë

Gani Gajraku
Sistemi i arsimit në Kosovë,përkundër shumë reformave permes të cilave është synuar ngritja e cilësisë,krahasuar me arsimin e vendeve të zhvilluara,ai gjindet edhe para shumë sfidave,ndër të cilat është edhe ajo e sigurisë në shkolla, e cila shpesh, bëhet pengesë serioze në zhvillimin dhe ngritjen e…

Objektivizmi i mësimdhënësve në vlerësimin përfundimtar të nxënësve (klasa e nëntë) në rajonin e prishtinës

Bekim Morina
Vlerësim përfundimtar i nxënësve nga mësimdhënësit bëhet pas një pune njëvjeçare, apo një gjysmëvjetori, përmes formave dhe teknikave të ndryshme. Suksesi dëshmon angazhimin e nxënësve gjatë një periudhe të caktuar kohore, gjithmonë nëse vlerësimi i mësimdhënësve është objektiv dhe i bazuar në sta…

Ndikimi i edukimit estetik dhe i artit letrar në formimin e personalitetit të nxënësit

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij punimi, është rëndësia e edukimit estetik dhe e letërsisë në veçanti, në formimin e personalitetit dhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç veçantive të përgjithshme të edukimit estetik dhe letërsisë për fëmijë, në më…

Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve në shkollimin mesëm të ulët në komunën e Prizrenit

Fatmir Mehmeti
Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve është një fenomen mjaftë sfidues për individët të cilët gjenden para zgjedhjes së profesionit. Hulumtimi është i orientuar drejtë përcaktimit të nivelit të informimit dhe orientimit profesional të nxënësve në shkollimin e mesëm të ulët, si dhe në përcak…

Roli i korpusit shqip në punën kërkimore dhe mësimdhënëse të gjuhës shqipe në Kinë

Ke Jing
Teknologjia e kompjuterit ka krijuar mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të korpusit gjuhësor dhe gjuhësisë korpusore. Vitet e fundit korpuse të gjuhëve të ndryshme janë ndërtuar dhe janë vënë në shërbim të mirë të kërkimeve shkencore, të punëve praktike mësimdhënëse etj. Që të përmirësohet edhe cilë…

Niveli i informimit të shkollave dhe qëndrimi i tyre për kurrikulën e re

Ismet Potera
Sistemi i arsimit në Kosovë ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme me të hyrë në shekullin e 21-të. Vizioni i shtetit është përafrimi sa më i shpejtë me BE-në, të cilit i paraprin ndërtimi i një infrastrukture dhe i një mendësie juridike e qytetare ndryshe nga ajo me të cilën jemi mësuar. Nisma e f…