Artikujt Revista Botuesit Lëndët

1,624 rezultate

Faqja 6 / 136

Habitorja e shqipes – prototipia kategoriale dhe vendi i saj në sistemin foljor të shqipes

Leonard Dauti
Në këtë punim synohet të hidhet dritë mbi çështje teorike e metodologjike që lidhen me përcaktimin e statusit të habitores brenda sistemit foljor të gjuhës shqipe. Qëllimi i punimit është të ofrojë një qasje sa më të argumentuar në lidhje me vendin e habitores në raport me mënyrat e tjera të këtij s…

Mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë: vështirësitë dhe mundësitë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse

Izer Maksuti
Gjuha nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por edhe si bartëse e traditave, vlerave dhe vetëdijes historike. Kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë është i rëndësishëm për identitetin kulturor dhe bashkimin shoqëror të komuniteteve shqiptare në mbarë botën. Në një kohë të globalizimit dhe…

Të dhënat dokumentare dhe historiku i njohjes së teksteve të vjetra shqipe

Evalda Paci
Në këtë trajtesë synohet të vihet në dukje rëndësia e disponimit të të dhënave konkrete mbi jetëshkrimin e autorëve që përfaqësojnë periudhat më të hershme të zhvillimit të kulturës së shkrimit shqip dhe të historisë së letërsisë së shkruar shqipe. Të tilla të dhëna në disa botime shënohen në mënyrë…

Pluraliteti metodologjik është forcë. Forca është kualitet

Emine Sadiku
Vepra e botuar me tematikë shkencore e Tomorr Plangaricës është shumë e gjerë për nga vëllimi, shumë e thellë për nga mendimi, shumë ndikuese nga emocioni. Në rastin e këtij shkrimi nuk do të merrem me mbarë veprën e botuar të Tomorrit (që e kam lexuar me shumë interes dhe përfitim), por do të përqe…
OA Kosova SQ

Periodizimi i qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës

Arbër Hadri
Rëndësia e këtij punimi qëndron në periodizimin historiografik të politikës së jashtme amerikane dhe të rolit të saj vendimtar në çështjen e Kosovës duke ndriçuar ndikimin e kësaj politike në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ky studim argumenton se angazhim…
OA Kosova SQ

Prerja e monedhave të paligjshme në Dardani

Emine Hajdari
Në këtë artikull trajtohet konteksti arkeologjik e historik i falsifikimit të monedhave, marrë për bazë kallëpin nga Ulpiana, i përdorur për prodhimin e emetimin e monedhave të paligjshme të kohës së Mark Aurelit. Gjatë gërmimeve arkeologjike të zhvilluara në vitin 1957, në lokalitetin e Ulpianës is…
OA Kosova SQ

Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë

Orges Drançolli
Gjatë periudhës së sundimit osman në Kosovë u ndërtuan një numër i madh i objekteve arkitektonike të karakterit fetar, publik dhe privat. Studimi “Historiku i restaurimeve të xhamive klasike dhe neoklasike në Kosovë” shqyrton historikun e ndërhyrjeve si restauruese ashtu dh…