Artikujt Revista Botuesit Lëndët

174 rezultate

Faqja 6 / 15

Provimi i maturës shtetërore në Kosovë - një vështrim i perceptimeve të maturantëve

Selim Mehmeti
Kosova ka filluar zbatimin e sistemit të vlerësimit të maturantëve me Provim të Maturës Shtetërore nga viti 2006. Ky proces ka ngritur debate, polemika dhe shqetësime, për cilësinë e maturës dhe besueshmërinë e rezultateve të saj, për shkak të parregullsive të shumta, formave të n…

Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve

Luljeta Shala, Ismet Potera
Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shko…

Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës

Bekim Morina
Shkolla luan rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e normës së shkruar. Një nga mënyrat për ta vlerësuar nivelin e zbatimit të normës së shqipes së shkruar standarde në shkolla janë punët me shkrim (esetë), prandaj në fokus të hulumtimit ishin esetë e nxënësve të klasave të p…

Planifikimi dhe përdorimi i burimeve, mjeteve e materialeve mësimore nga mësimdhënësit e arsimit fillor

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një analizë të burimeve, mjeteve e materialeve mësimore, udhëzimet e ofruara për mësimdhënës, përfshirjen e tyre në planifikimet e mësimdhënësve, si dhe përdorimin praktik në orë mësimore me nxënës. Qëllimi i studimit ishte të analizojmë praktikat e mësimdhënësve në planifikimin …

Ndikimi i edukimit estetik dhe i artit letrar në formimin e personalitetit të nxënësit

Zehrie Plakolli
Objektivë esenciale e këtij punimi, është rëndësia e edukimit estetik dhe e letërsisë në veçanti, në formimin e personalitetit dhe në suksesin e përgjithshëm të nxënësit. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç veçantive të përgjithshme të edukimit estetik dhe letërsisë për fëmijë, në më…
OA Optime SQ

Interpretimi i kontratës

Luan Hasneziri
Interpretimi i kontratës përbën një nga çështjet më të ndërlikuara të së drejtës kontraktore për të cilat ka patur debate të vazhdueshme, si në aspektin doktrinar ashtu edhe në praktikën gjyqësore. Kur flasim për interpretimin e kontratës është e nevojshme që të mbajmë parasysh faktin që një pjesë e…
OA Optime SQ

Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri

Albana JUPE, Remzi Sulo, Ervis Bejko
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që oper…
OA Optime SQ

Ekspertimet si burim prove dhe efektiviteti i përdorimit të tyre në procesin penal

Fatmir Tartale
Ekspertimi si një nga provat që merren gjatë procedimit penal, përcaktohet nga organi i procedimit me anën e shtrimit, para ekspertit, të pyetjeve që duhet të zgjidhen mbi bazën e njohurive të tij të posaçme. Zgjidhja e këtyre pyetjeve realizohet nëpërmjet paraqitjes së materialit përkatës nga ana e…
OA Optime SQ

Integrimi i teknologjisë në mësimdhënie tek nxënësit disleksikë

Besmir Kanushi
Institucionet arsimore po kompletohen/pajisen me laboratorë informatike dhe aksesi në internet po zhvillohet me ritme të shpejta. Mësuesit duhet të aftësohen në përdorimin e kompjuterave dhe të integrojnë teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në mënyrë efektive në lëndët përkatëse. Në kët…
OA Univers SQ

Meditim rreth librit “Shpalosje etnopedagogjike” të prof. dr. Shefik Osmani

Prof. Dr. Musa Kraja
Vepra “Shpalosje etnopedagogjike” paraqet veprimtarinë e mbi 30 personaliteteve të njohur, megjithëkëtë, libri nuk duhet parë me syrin e 60, 70 apo 80-vjeçarëve, që i kanë njohur ose kanë lexuar për traditën shqiptare. Disa portrete në mënyrë të sintetizuar janë edhe në fjalorin pedagogjik të profes…
OA Univers SQ

Lufta e Kosovës dhe bashkësia islame

Ali M. Basha
Realiteti historik dëshmon se gjatë gjithë shekullit të 20-të, një numër faktorësh si: Albanofobia dhe shfarosja e kulturës greko-sllave ndaj pjesës kryesore të kombit shqiptar; sistemi shkollor ateist-komunist në të gjitha territoret ku flitet gjuha shqipe, veçanërisht në Shqipëri, shkatërrimi i vl…