Artikujt Revista Botuesit Lëndët

180 rezultate

Faqja 6 / 15

Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suk…

Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës

Bekim Morina
Shkolla luan rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e normës së shkruar. Një nga mënyrat për ta vlerësuar nivelin e zbatimit të normës së shqipes së shkruar standarde në shkolla janë punët me shkrim (esetë), prandaj në fokus të hulumtimit ishin esetë e nxënësve të klasave të p…

Provimi i maturës shtetërore në Kosovë - një vështrim i perceptimeve të maturantëve

Selim Mehmeti
Kosova ka filluar zbatimin e sistemit të vlerësimit të maturantëve me Provim të Maturës Shtetërore nga viti 2006. Ky proces ka ngritur debate, polemika dhe shqetësime, për cilësinë e maturës dhe besueshmërinë e rezultateve të saj, për shkak të parregullsive të shumta, formave të n…

Qëndrimet e mësimdhënësve për lidhjen e teorisë me praktikën në shkollat profesionale

Agim Bujari
Lidhja e teorisë me praktikën është shumë e rëndësishme për nxënien e njohurive dhe aftësimin për punë praktike të nxënësve, në veçanti të atyre që ndjekin shkollimin në shkolla profesionale. Kur bëhet lidhja e mirë e teorisë me praktikën, nxënësit përgatiten më mirë pë…

Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim

Bashkim Azemi
Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta …

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë

Sahare Reçica
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qa…

Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë

Haxhere Zylfiu
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të s…

Sfidat e mësimdhënësve të shkollave profesionale në Kosovë

Agim Bujari, Bekim Morina, Skender Mekolli
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …

Sjelljet e papërshtatshme të nxënësve në shkollë dhe menaxhimi i tyre nga ana e mësimdhënësve

Luljeta Shala, Ismet Potera
Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shko…

Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Bashkim Azemi
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…

Roli edukativ i dramës dhe teatrit - Zbatimi në procesin mësimor

Zehrie Plakolli, Florie Bajoku, Safete Shala
Qëllimi i këtij studimi është identifikimi i nivelit të zbatimit të shfaqjeve teatrale, në kuadër të procesit mësimor, dhe shqyrtimi i rolit edukativ të tij në ShFMU. Hulumtimi karakterizohet nga qasja kualitative. Të dhënat lidhur me këtë çështje janë mbledhur nga terreni, përm…
OA Optime SQ

Menaxhimi i situatës post Covid-19 nën ndikimet niveleve të ankthit e të prirjeve të lokusit të kontrollit tek studentët e degëve të mësuesisë të falultetit të shkencave të edukimit në universitetin e Shkodrës

Arben Hoti, Elisabeta Kafia
Menaxhimi i situatës post Covid-19 u shoqërua me ndikime të faktorëve të ndryshëm, që përfshiu dhe faktort psikologjikë me ndikime të ndryshme të tyre. Ankthi, nivelet e stresit, shfaqjet e simptoma të stresit post traumës, të fobive dhe të depresionit janë disa prej faktorëve psikologjikë ndikues q…