1,130 rezultate

Faqja 63 / 95

Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore

Luigj Nrejaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Territori i Dardanisë Antike, duke qenë pjesë e një udhëkryqi gjeostrategjik, ka bërë që në të të gërshetoheshin kultura të ndryshme gjatë rrjedhave të historisë. Falë kësaj pozite gjeografike, dardanët ishin në mesin e atyre fiseve ilire që përqafuan që herët krishterimin. Si të krishterë, dardanët…

Gjendja e arkivave dhe puna arkivore në Shqipëri nga fillimi i shek. XX deri në përfundim të luftës II botërore

Ivan Loli
Historia e arkivave në Shqipëri ka ndjekur, në vazhdimësi, të njëjtat zhvillime me ato të shumë vendeve të tjera, duke ndjekur po atë ritëm si zhvillimet shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, produkt të zhvillimeve të historisë shqiptare në përgjithësi. Kujdesi për krijimin dhe trajtimin e dok…

Klasifikimi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, rregullimi dhe dhe përshkrimi i lëndës arkivore në arkivat e rajonit dhe në Kosovë

Jusuf Osmani
Në shumë arkiva gjenden me qindra e mijëra fonde dhe koleksione të ndryshme, andaj është e nevojshme të klasifikohen me qëllim të pasqyritetit dhe paraqitjes së tërësive të lëndës në arkiv. Bazë për klasifikim dhe kategorizim të fondeve dhe koleksioneve në arkiv janë veprimtaritë e krijuesve të lënd…

E drejta e informimit si një e drejtë themelore e njeriut

Brunilda Çoti · Drejtoria e Përgjithshme Detare
E drejta e infromimit është pranuar si një mjet i rëndësishëm dhe i nevojshëm për përforcimin e mëtejshëm të demokracisë dhe për hapjen maksimale të qeverisë ndaj qytetarëve. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit dhe, si i …

Organizimi shtetëror nën udhëheqjen e Rexhep Mitrovicës (5 nëntor 1943 - 16 qershor 1944)

Haxhi Ademi
Punimi ka në trajtesë qeverisjen e Rexhep Mitrovicës nën udhëheqjen e shtetit gjerman. Si i tillë punimi është i bazuar në burime arkivore që dokumenton qeverisjen Mitrovica, gjithashtu punimi është mbështetur dhe në rezultatet e historiografisë shqiptare dhe asaj të huaj. Në këtë punim hidhet dritë…

Shtypi dhe shoqëritë shqiptare në mbrojtje të bashkëkombësve jashtë Shqipërisë

Lush Culaj
Shtypi shqiptar mbronte të drejtat e popullit të vet të mbetur padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai demaskoi hapur planet antishqiptare të shteteve shoviniste fqinje. Gazetat dhe shoqëritë mbajtën përgjithësisht qëndrim shumë të drejtë ndaj problemeve më shqetësuese të kohës, sikundër isht…

‘Prologu’ i këngëtores arbëreshe I F. A. Santorit, i shqyrtuar përmes prurjeve teorike dhe koncepteve të përpunuara në analizën e diskursit dhe pragmatikën letrare

Tomorr Plangarica
Shqyrtimi i një vepre letrare, madje i një pjesëze të veçantë të saj, siç është vargëzimi hyrës i Këngëtores arbëreshe (që për lehtësi studimi, por jo vetëm, emërtohet nga studiuesit si "prolog" - tetë vargje, të organizuara në dy strofa), duket si ndërmarrje që mund të bjerë ndesh me vetë parimet q…

Simpoziumi shkencor “Aleksandër Xhuvani në leksikografinë Shqiptare”

Teuta Toska, Engjëllushe Karaj
Departamenti i Leksikologjisë, Terminologjisë dhe Gjuhësisë së Zbatuar i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Shkencave Humane, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, organiz…

Evolucioni i mesazhit dhe i formës në krijimet rinore të De Radës deri te “Këngët e Milosaos”

Klara Kodra
Më 1836, pra, vetëm në moshën njëzetedyvjeçare, Jeronim De Rada do të nxirrte në dritë veprën e vet të parë, “Këngët e Milosaos”, birit të despotit të Shkodrës1. Ky krijim poetik është një kryevepër e letërsisë arbëreshe dhe, në një rrafsh më të gjerë, e letërsisë shqiptare. Njëkohësisht, ndonëse nu…