Artikujt Revista Botuesit Lëndët

242 rezultate

Faqja 7 / 21
OA Univers SQ

Fermanët sulltanorë, dëshmi të tolerancës ndërfetare në shtetin osman

Dr. Nezir Bata
Fermanët sulltanorë përbëjnë në vetvete elitën e dokumenteve të përpiluara nga administrata osmane. Ata shprehnin dhe transmetonin dëshirën e sulltanit që i lëshonte dhe urdhrin e tij të padiskutueshëm për t’u zbatuar nga pritësit, e kushdo që të ishte, pavarësisht nga statusi social, posti ose dety…
OA Optime SQ

Kartat themelore të shtetit Shqiptar dhe rëndësia që ato i kanë dhënë parimit të laicizmit

Ismail Tafani, Fatmir Tartale
Nё Deklaratёn e Pavarësisë, edhe pse jo nё mёnyrё eksplicite, shprehet njё formё ndarjeje midis shtetit dhe besimit fetar, kjo pёr tё bёrё tё mundur qё shteti i ri tё mos kishte infl uencё osmane nёpёrmjet besimit islam. Statuti Organik i Mbretёrisё Shqiptare e parashikoi tё shprehur pёr herё tё par…
OA Univers SQ

Kuvendi Kombëtar i Mukjes dhe rëndësia e tij historike

Uran Butka
Mbledhja e Mukjes, që ka dimensionet dhe vlerat e një kuvendi kombëtar, u zhvillua më datat 1–3 gusht të vitit 1943. Në një kapërcyell kohësh: në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë; në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftë…
OA Univers SQ

Vlera dhe rëndësia e Muhimme-i-Defterëve

Dr. Hatixhe Ahmeti
Defterët osmanë të quajtur “Muhimme Defter-i”, janë defterë apo fletushka që ngërthejnë problemet e sektorit ushtarak në Shtetin Osman. Këto ishin probleme të ndryshme aktuale që paraqisnin mënyrat dhe funksionimin e sistemit dhe punëve të tyre shtetërore në sektorë të ndryshëm. Këta janë defterët m…
OA Univers SQ

Dialogu – i vetmi mjet për të arritur paqen dhe mirëkuptimin ndërfetar

Nuri Dragoj
Është koha për të shmangur të gjitha kundërshtitë, të cilat ndonjëherë shfaqen alarmuese, mes civilizimit perëndimor dhe atij islam, që duket sikur kanë për mision të përjashtojnë njëra-tjetrën. Edhe pse të rralla, ka pasur shfaqje e dukuri që krijojnë ngacmime shpirtërore, reagime të pavend dhe tër…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Aspekte ligjore të marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit në Austri nga periudha osmane deri më sot

Dr. Irmgard MARBOE
Austria, megjithëse ka një ndarje institucionale të fesë dhe shtetit, nuk ka një raport të distancuar dhe të kufizuar kundrejt feve, por u njeh kishave dhe komuniteteve fetare detyra të rëndësishme në kuadrin e shoqërisë. Gjithsesi, Austria njeh qartë integritetin e shtetit ligjor, qartësisht jo të …
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…