109 rezultate

Faqja 7 / 10
OA Univers SQ

Problematika të përfshirjes gjinore në përkthimet shqip të teksteve hyjnore

Besa Ismaili Ahmeti
Historia ka treguar se Islami si fe e shpallur jo rrallë është akuzuar se është ‘shtypës dhe diskriminues’ ndaj grave. Ky debat mbahet i gjallë akoma sot e kësaj dite, dhe studiues të shumtë dhe njohës të interpretimeve fetare dhe gjuhësore argumentojnë se ky keqkuptim edhe mund të jetë edhe nga ele…
OA Univers SQ

“Shqiptarët e Maqedonisë, prioritet i çështjes shqiptare” – manual për diplomacinë

Pano Hallko
Ndër vite, botimi i librit të radhës së Shaban Muratit ka përbërë lajm, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Ky libër, ashtu si nëntë paraardhësit e tij, karakterizohet nga thellësia dhe qartësia e mendimit, si dhe shprehja e thjesht e mendimit. Në të 270 faqet e tij libri ka për leitmot…

Kognicioni shpirtëror nëpërmjet artit dhe estetikës në kulturën materiale utilitare neo-eneolitike

Tomor Kastrati
Arti dhe estetika janë manifestim i ndjenjave që burojnë nga frymëzimi, i cili lidhet me çështje shpirtërore. Veçantitë e objekteve gjejnë shprehje në formë, motive dhe teknika të caktuara të realizimit. Në punim trajtohen aspekte të artit dhe estetikës të objekteve utilitare të një koleksioni speci…

Migrimi i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë gjatë viteve 50 të shekullit XX

Nuridin Ahmeti
Njëra ndër valët e shpërnguljes së shqiptarëve nga ish-Jugosllavia për në Turqi, është edhe ajo pas vitit 1948, kur prishen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë. Këto shpërngulje intensifikohen sidomos pas vitit 1950, ndërsa në dokumentta- cione këto ngjarje i hasim edhe…
OA Univers SQ

Edukimi dhe riintegrimi për gratë dhe familjet e margjinalizuara, duke përdorur edhe edukimin në distancë

Muzaqete Kosumi
Ekzistojnë një grup jo i vogël i grave dhe fëmijëve të kthyer nga lufta e Sirisë, të cilët nuk janë inkuadruar ende në shoqërinë kosovare dhe fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë. Ato janë gra që ju kanë mbytur burrat në Siri ose gra që janë martuar me burra sirianë ose arabë, kryesisht luftëtarë n…

Revista “Përpjekja shqiptare”: tribunë e rëndësishme për diskutimin e problemeve gjuhësore

Abdurrahim Maxhuni
Çështjet e ndryshme të gjuhës shqipe, që rilindësit i trajtuan me përkushtim të madh, u vazhduan edhe pas tyre nga studiues e shkrimtarë të brezit që erdhi. Një nga format më të zakonshme, në të cilat trajtoheshin çështje të ndryshme, përfshirë edhe ato gjuhësore, përveç në botime të veçanta që ishi…

Vepra letrare e Helena Kadaresë

Meliza Krasniqi
Helena Kadare është një nga zërat më të veçantë të letërsisë së shkruar nga gratë, që nga vitet e ’60-ta. Në harkun e disa dekadave, Kadare ka kontribuar ndjeshëm në portretizimin letrar të gruas, për botëkuptimin e saj, ecjen e saj në jetë, por edhe për pengesat që hasë e kapërcen. Vepra letrare e …

Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze

Nail Draga
Rasti i Ulqinit është i veçantë në historinë tonë kombëtare sepse në saje të presionit të Fuqive të Mëdha nga ana e Perandorisë Osmane ky qytet me rrethinën e ngushtë iu dorëzua malazezëve në nëntor të vitit 1880. Në rrethana të reja shoqërore dhe nga pakënaqësia nën administrimin e Malit të Zi, rre…

Terminologjia arkivore në dokumentim: rasti i Arkivave Shqiptare

Erena Haska
Gjuha terminologjike në procesin e riprezantimit arkivor është studiuar jo mjaftueshëm në arkivistikën shqiptare. Riprezantimi arkivor është një nga proceset themelore në institucionet arkivore. Ky proces përfshin dy aspekte të rëndësishme, sistemimin dhe dokumentimin e njësive arkivore, bazuar në s…
OA Antropologji EN

Concepts of integraged conservation as inroads to sustainable management landscapes

Bosse Lagerqvist
The concept of integrated conservation rests in the 1970s’ increased understanding of the importance of historical environments as resources in urban and land-use planning, rather than delimiting theme as a secondary issue in societal development. Sir Bernard Feilden defined the concept in 1986 as t…
OA Univers SQ

Tendenca e kalimit nga mësimdhënia tradicionale në atë bashkëkohore në fushën e kimisë

Manjola Bani
Në shekullin që po jetojmë, janë prezentë ndryshime të rëndësishme në lidhje me arsimin, zbulimet shkencore, informatizimin, globalizmin, zhvillimin e astronautikës, robotikës dhe inteligjencës artificiale. Ky shekull është quajtuar si epoka e teknologjive dhe e njohurive digjitale. Shekulli i ri so…
OA Univers SQ

Lufta e Shkodrës 1912-1913 ditar anonim

Anisa Hykaj
Lufta e Shkodrës kundër agresionit serbo-malazes në vitet 1912-1913 është një ngjarje madhore në historinë tonë kombëtare, së cilës nuk i është kushtuar rëndësia dhe vëmendja që meriton. Një  problem tjetër lidhur me pasqyrimin historiografik të kësaj ngjarjeje është edhe mungesa e burimeve vendase …