1,555 results
Page 1 / 130Tema në prozën e Musa Ramadanit
Musa Ramadani është autor i respektuar në letër- sinë shqipe, i cili prej më se gjysmë shekulli është i pranishëm me krijimtarinë e tij te lexuesi dhe kritika letrare, e cila ka studiuar aspekte të ndryshme të krijimtarisë së tij. Arsye tjetër për këtë punim është veçantia dhe komplek- siteti i këti…
Adem Dema për Adem Demaçin
Punimi trajton njërën prej veprave më të mira të Adem Demaçit: romanin autobiografik Dashuria kuantike e Filanit, në të cilën, duke rrëfyer me “kapërcime”, autori mbulon një kohë rreth gjysmëshekullore. Ngjarjet, situatat, mjedisi, personazhet janë të vërteta, natyrisht të plotësuara me tisin e fiks…
Një histori e shkurtër receptimi: vepra e Ismail Kadaresë në Itali
Ismail Kadare, edhe pse një shkrimtar i njohur ndërkombëtarisht, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë, nuk ka qenë objekt i një vëmendje të madhe nga ana e kritikës italiane. Një lagunë jo pak e rëndësishme nëse konsiderohet jo vetëm rëndësia e këtij autori në vetvete, por mbi të gjitha f…
Rrëfimtarët e Kutelit
Në vitet para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Mitrush Kuteli boton disa libra me tregime. Përveç gjuhës së këndshme, rrëfimit të ngjarjeve e storieve, përshkrimeve, ndërtimit të atmosferës, aftësisë për ta përfshirë lexuesin në botën fiksionale që ndërton, veçanti kryesore e tregimeve të tij ësht…
“Libri i burgut” i Arshi Pipës dhe poezia e burgut (1944-1990)
Letërsia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë përveç anës zyrtare kishte edhe anën jozyrtare, përveç anës së dukshme kishte edhe anën e fshehur.
Pra, kjo letërsi kishte edhe anën tjetër.
Krahas letërsisë së realizmit socialist, që u instalua pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri si …
Fishta në Kosovë: ndërmjet adhurimit letrar dhe performancës narrative
"Gjurmime albanologjike Folklor dhe etnologji 51/2021" "Objekt i këtij studimi është prania, reflektimi dhe perceptimi i veprës së Gjergj Fishtës në Kosovë gjatë gjithë shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI. Do të sillen fillimisht të dhëna për njohjen e kri- jimtarisë së tij në vitet ’30 dhe m…
Performanca dhe politika gjuhësore për onomastikën – toponiminë
Studimi paraqet hulumtimin e bërë për një hark kohor prej 110 vjetësh tek emërvendet e një bashkësie gjuhësore, për rritjen e performancës në onomastikë. Ky studim i plotëson më tej ato pak hulumtime për performancën gjuhësore si rrjedhojë e zbatimit të politikës gjuhësore në një fushë të caktuar, p…
AFA “Rugova” - vatër e madhe e ruajtjes së eposit të kreshnikëve
"Ansambli folklorik autokton “Rugova” është një simbol artistik i kësaj krahine dhe institucion i rrallë etnokulturor kombëtar që për 74 vjet e popullarizoi edhe lahutën e lahutarët në viset tona, në Evropë e jashtë saj. Prandaj, në këtë punim shkurtimisht paraqes një pasqyrë të lahutarëve të krahin…
Rreth disa sinonimeve në terminologjinë islame në gjuhën shqipe
Terminologjia islame si një nga fushat që është mishëruar në mendësinë shqiptare, e që filloi të depërtonte qysh herët në gjuhën shqipe, akoma nuk ka arritur të standardizohet. Sot gjejmë në përdorim forma të dysorëve e të tresorëve për nocione të njëjta, si: profet- pejgamber-i dërguar, Zot-Allah-P…
Hierofania e gurit (sipas disa shembujve të traditës sonë folklorike)
"Në këtë trajtesë shkencore shtjellohet kryesisht motivi folklorik, apo më mirë thënë – mitologjema që i dedikohet gurëzimit të botës njerëzore nga qeniet mbinatyrore, përkatësisht nga zanat. Në bazë të shembujve konkretë mëtohet të depërtohet në logjikën arkaike mitike dhe njëkohësisht të justifiko…