Artikujt Revista Botuesit Lëndët

160 rezultate

Faqja 10 / 14

Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale

Leonard Durmishi · Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror Durrës
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pati transferime të mëdha dokumentesh si pasojë e mbylljeve të veprimtarisë të ndërmarrjeve dhe institucioneve politike dhe shtetërore. Në këto kushte në vitet 1992-1996 u veprua me shpejtësi për krijimin e një rrjeti të plotësuar të arkivave vendore, që filluan …

Sfidat e përpunimit të dokumentacionit në rrjetin arkivor kombëtar

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Sfida kryesore e rrjetit arkivor në cilindo vend është përmbushja e misionit bazë të tij, ruajtjes së memories kolektive kombëtare. Në këtë kuptim, sfida e përpunimit dhe dorëzimit të rregullt të dokumentacionit arkivor duhet të vlerësohet si çështja më e rëndësishme, pasi pa bazën e vetë, lëndën ar…

Gjendja e arkivave dhe puna arkivore në Shqipëri nga fillimi i shek. XX deri në përfundim të luftës II botërore

Ivan Loli
Historia e arkivave në Shqipëri ka ndjekur, në vazhdimësi, të njëjtat zhvillime me ato të shumë vendeve të tjera, duke ndjekur po atë ritëm si zhvillimet shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, produkt të zhvillimeve të historisë shqiptare në përgjithësi. Kujdesi për krijimin dhe trajtimin e dok…

Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore

Luigj Nrejaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Territori i Dardanisë Antike, duke qenë pjesë e një udhëkryqi gjeostrategjik, ka bërë që në të të gërshetoheshin kultura të ndryshme gjatë rrjedhave të historisë. Falë kësaj pozite gjeografike, dardanët ishin në mesin e atyre fiseve ilire që përqafuan që herët krishterimin. Si të krishterë, dardanët…

Mbrojtja e dokumenteve dixhitale

Kujtim Dili · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Tematika për të cilën kam bërë hulumtime synon të trajtojë mbrojtjen e dokumenteve dixhitale nga ndërhyrjet e ndryshme. Një çështje shumë me rëndësi metodologjike në ruajtjen e dokumenteve të dixhitalizuara është ruajtja e tyre në trajtën origjinale, pra tëpandryshuar. Çështje tjetër më rëndësi ësht…

Dixhitalizimi sipas kërkesës: rasti i AQSH të RSH

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Abstrakt: Epoka e teknologjisë së informacionit kërkon një përshtatje të re edhe të arkivave. Ajo mundëson që ruajtja dhe shërbimi i dokumenteve të kryhet më mirë dhe më shpejtë. Prandaj, orientimi ndaj TIK duhet të jetë një prioritet i padiskutueshëm i çdo arkivi. Në këtë kumtesë do të trajtohet st…

Sfidat aktuale për zhvillimin e veprimtarisë arkivore në Kosovë

Ramë Manaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Arkivistika si veprimtari shoqërore e profesionale me rëndësi të veçantë pë historinë, shkencën e kulturën si dhe për institucionet e qytetarët, vitet e fundit të paraluftës dhe ato të fillimit të pasluftës në Kosovë ka pësuar ngecje në zhvillim. Neglizhimi menaxherial deri në shkallë abuzimi në vit…

Fondi “Gjyqi i Qarkut në Prizren”, digjitalizim apo restaurim

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Digjitalizimi ka prezantuar dimensione të reja në ndërveprim mes qasjes dhe ruajtjes së materialeve të trashëgimisë kulturore në arkiva. Konceptet e qasjes dhe ruajtjes janë të lidhura ngushtë, por ndonjëherë mund të jenë në mosmarrëveshje kur gjendja ematerialeve origjinale kufizon përdorimin e tyr…

Impakti i përcjellë tek administrata shtetërore pas implementimit të rregullores për njësimin e punës me dokumentat

Shpresa Dorda · Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i…
Në vendin tonë, që nga momenti i hartimit të alfabetit të gjuhës shqipe, vijimi ndër shekuj i mësimit të shqipes për masën e gjerë të popullatës, arritja e unifikimit të gjuhës me anë të standardit dhe përhapja e tij në të gjithë vendit, janë disa nga sfidat me tëcilat është përballuar gjuha shqipe.…

Dokumente për vakëfet/vakëfnametë në arkivin e Kosovës

Hatixhe Ahmedi · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Në kuadër të fondeve dhe koleksioneve që ruan Arkivi i Kosovës, ruhet edhe një koleksion i dokumenteve në gjuhën osmane, të cilët për nga përmbajtja që kanë, kujtojmë, janë me interes për të kaluarën tonë historike. Këto dokumente që ruan Arkivi i Kosovës arrijnë në afro 3.000 dokumente në gjuhën os…

Metodologjia e përshkrimit të lëndës arkivore sipas standardit të përgjithshëm ndërkombëtar për përshkrimin e lëndës ISAD(G)

Jusuf Osmani
Standardet arkivore lindin nga realiteti i ri arkivor dhe janë përgjigje e opinionit profesional në rritjen e ndryshimeve në teorinë dhe praktikën arkivore. Standardet ndërkombëtare arkivore janë si mjet i paradigmës bashkëkohore arkivore. Këshilli Ndërkombëtar i Arkivave, me qëllim përmirësimin e q…