157 rezultate

Faqja 10 / 14

Klasifikimi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, rregullimi dhe dhe përshkrimi i lëndës arkivore në arkivat e rajonit dhe në Kosovë

Jusuf Osmani
Në shumë arkiva gjenden me qindra e mijëra fonde dhe koleksione të ndryshme, andaj është e nevojshme të klasifikohen me qëllim të pasqyritetit dhe paraqitjes së tërësive të lëndës në arkiv. Bazë për klasifikim dhe kategorizim të fondeve dhe koleksioneve në arkiv janë veprimtaritë e krijuesve të lënd…

Arkivat dhe puna arkivore në Kosovë

Ramë Manaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Në kuadër të temës së sipër titulluar, me një shtjellim të padetajuar, prezantohen Arkivat e Kosovës, aspekte të veprimtarisë së tyre, të historikut, organizimit dhe zhvillimit, misionit dhe funksionit të tyre. Periudha që mbulon ky shtjellim fillon në vitin 1951, kur legalisht institucionalizohet k…

Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombë…

Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale

Leonard Durmishi · Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror Durrës
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pati transferime të mëdha dokumentesh si pasojë e mbylljeve të veprimtarisë të ndërmarrjeve dhe institucioneve politike dhe shtetërore. Në këto kushte në vitet 1992-1996 u veprua me shpejtësi për krijimin e një rrjeti të plotësuar të arkivave vendore, që filluan …

Sfidat e përpunimit të dokumentacionit në rrjetin arkivor kombëtar

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Sfida kryesore e rrjetit arkivor në cilindo vend është përmbushja e misionit bazë të tij, ruajtjes së memories kolektive kombëtare. Në këtë kuptim, sfida e përpunimit dhe dorëzimit të rregullt të dokumentacionit arkivor duhet të vlerësohet si çështja më e rëndësishme, pasi pa bazën e vetë, lëndën ar…

Veprimtaria arkivore në Prefekturën e Elbasanit 1912 - 2017. Sfida dhe arritje

Enkelejda Sejdini · Arkivi Shtetëror Vendor Elbasan
Punimi që po paraqes përbën një trajtesë shkencore dhe historike të punës me dokumentet në Prefekturën Elbasan. Shërbimi arkivor në vendin tonë si edhe ai në Prefekturën e Elbasanit ka rrugëtuar nëpër tërë etapat e lindjes, formimit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar. Veprimtaria arkivore në këtë …

Periodizimi i fondeve dhe koleksioneve personale në arkivat e Kosovës

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Zhvillimi i ngjarjeve historike, politike ushtarake, shkencore krijuese, artistike gjatë një etape të caktuar kohore nxjerr personalitete të dalluara, në nivel shtetëror dhe kombëtar. Këto personalitete lënë pas vetes një trashëgimi të rëndësishme në formën e materialeve dokumentuese, të cilat me ka…

Mbrojtja e lëndës arkivore në depot e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë

Vullnet Iseini · Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, i incizuar ose i krijuar në formë tjetër. Arkivat përbëjnë pjesën themelore dhe të pazëvendësueshme të pasurisë kulturore, historike, përkatësisht thesarin kulturor të një populli, treve ose të njëvendi. Arkivat në tërë botën, po…

Arkivi shkencor i Institutit albanologjik në Prishtinë historia, fondet dhe aktivitetet

Nuridin Ahmeti · Instituti Albanologjik i Prishtinës, bashkëpunëtor shke…
Pas Luftës së Dytë Botërore nga disa intelektualë të vendit tonë, filluan përpjekjet për themelimin e një instituti që do të merrej me të kaluarën dhe me kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Një përpjekje e tillë dha rezultate në vitin 1953.Këshilli Ekzekutiv Krahinor p…

Mbrojtja e dokumenteve dixhitale

Kujtim Dili · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Tematika për të cilën kam bërë hulumtime synon të trajtojë mbrojtjen e dokumenteve dixhitale nga ndërhyrjet e ndryshme. Një çështje shumë me rëndësi metodologjike në ruajtjen e dokumenteve të dixhitalizuara është ruajtja e tyre në trajtën origjinale, pra tëpandryshuar. Çështje tjetër më rëndësi ësht…

Dixhitalizimi sipas kërkesës: rasti i AQSH të RSH

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Abstrakt: Epoka e teknologjisë së informacionit kërkon një përshtatje të re edhe të arkivave. Ajo mundëson që ruajtja dhe shërbimi i dokumenteve të kryhet më mirë dhe më shpejtë. Prandaj, orientimi ndaj TIK duhet të jetë një prioritet i padiskutueshëm i çdo arkivi. Në këtë kumtesë do të trajtohet st…