175 rezultate

Faqja 10 / 15

Planifikimi dhe organizimi i mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë

Safete Statovci - Shala · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Qëllimi i arsimit fillor dhe të mesëm të ulët është bazë fillestare për planifikim të mësimit dhe aktivitet e tjera të nxënësve, si dhe për zhvillim të programeve për punë në shkollë. Planifikimi është pjesë e rëndësishme e çdo mësimdhënësi, i cili duhet të jetë organizator, por edhe zendimmarrës r…

Mësimi në distancë

Arbnesha Mexhuani · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Kjo analizë paraqet një pasqyrë të mësimit në distancë, si metodë e re e mësimnxënies, që realizohet përmes teknologjisë së komunikimit, për të arsimuar njerëzit që ndodhen në vende të ndryshme. Po ashtu, analiza paraqet metodat e realizimit të arsimit në distancë dhe shkallën e zbatueshmërisë në Ko…

Harmonizimi i teksteve shkollore të matematikës (klasa e tretë) me Planin dhe Programin mësimor zyrtar

Lirije Bytyqi · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Në këtë punim analizohen Plani dhe Programi mësimor i matematikës së klasës së tretë dhe teksti bazë Matematika 3, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” së bashku me Fletoren e punës dhe tekstet e tjera ndihmëse të matematikës. Analiza tregon se përmbajtja e teksteve shkollore të matematikës krye…

Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë

Sahare Reçica · Instituti Pedagogjik i Kosovës
Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në Kosovë filloi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, kur edhe u hapën klasat - shkollat speciale në katër qytete të vendit, të ndara sipas llojit të dëmtimeve, të cilat kanë funksionuar në bazë të modelit të shkollave speciale në ish- Jugosllavi. Sistem…
OA Optime SQ

Rrugë dhe metodologji për zbatimin e kurrikulës së gjeografisë në arsimin fillor

Bedri Kola
Përdorimi i një numri të madh rrugësh dhe metodash në mësimin e gjeografi së nga mësuesit është një përbërës thelbësor në procesin e zbatimit me sukses të kurrikulës së gjeografi së. Në këtë udhëzues për mësuesit e gjeografi së do të paraqesim disa metoda dhe teknika që janë të rëndësishme në aktivi…
OA Optime SQ

Studimet gjuhësore përqasëse dhe ndihmesa e tyre në mësimin e gjuhëve të huaja

Artan Fida
Roli që luan gjuha amtare (gj.a) në procesin e të nxënit të gjuhës së huaj (gj.h) është objekt i shkrimit. Një aspekt i këtij roli është edhe përdorimi i dobishëm në mësimdhënien e gj.h i të dhënave të nxjerra prej studimeve përqasëse të shqipes si gj.a me gjuhët e huaja. Dobia e përdorimit në mësim…
OA Univers SQ

Etika profesionale e profesor doktor Hasan Tasinit, një aspekt i mendimit pedagogjik të tij

Prof. Dr. Musa Kraja
Profesor Hasan Tahsini e njohu thellë dhe e ushtroi gjatë gjithë jetës punën e mësuesit dhe të pedagogut. Ai e njohu thellë mendimin pedagogjik dhe psikologjik, madje ndër më të parët. Botoi “Psikologjia”, të parin tekst mësimor universitar në këtë fushë, si dhe veprën pedagogjike “Edukimi i të vegj…
OA Univers SQ

Qëmtime për jetën dhe veprën e veprimtarëve pedagogjiko-arsimore të fesë islame në Ulqin

Dr. Maksut Haxhibrahimi
Jeta dhe vepra e Hafëz Ali Riza Ulqinakut (1855 – 1913) Në Ulqin, si krijues vlerash kulturore dhe shkollore përmendet hafëz Ali Riza Ulqinaku, i cili ka shkruar “Mevludin”. Në gjuhën shqipe e kanë shkruar “Mevludin”, edhe shkrimtarë shqiptarë, si Hasan Zyko, Ismail Floqi, Haxhi Çiçkaj, Avdullah Kon…
OA Univers SQ

Dëshmi për lokalet e para shkollore në Shqipërinë Verilindore

Prof. As. Dr. Murat Gecaj
Në fillim të shekullit të kaluar, atdhetari ynë i madh, Ismail Qemali, ndër të tjera, u drejtohej bashkatdhetarëve me këto fjalë: "Kurrë një komb nuk mund të rritet në vehte, pa shkolla dhe pa mësime... Duhet të jesh i verbër, që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradh…
OA Kosova SQ

Roli i arsimit dhe ndikimi i tij në zhvillimin industrial të Kosovës gjatë viteve 1974-1990

Kujtim Millaku
Pas Luftës së Dytë Botërore, duke marrë parasysh se në çfarë gjendje ndodhej Kosova, analfabetizmi ishte në shkallën më të lartë. Në vitin shkollor 1939/40, kishte vetëm 290 shkolla fillore deri në klasën e katërt me 635 paralele me gjithsej 32 790 nxënës, prej të cilëve vetëm 11876 shqiptarë. Gjen…