Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e re…
Studimi trajton rolin e televizioneve me frekuencë tokësore, RTK, KTV, RTV21 dhe televizionit kabllor KLAN Kosova, në edukimin e fëmijëve të ciklit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. Qëllimi i studimit është të identifikojë se deri në cilin nivel televizionet e ndihmojnë edukimin e nxënësve të a…
Leximi dhe kultura e leximit (reading literacy) kanë qenë fushat e vlerësimit të nxënësve kosovarë në testin PISA. Ngaqë rezultatet ishin dekurajuese, Instituti Pedagogjik i Kosovës ka ndërmarrë punën për një hulumtim për ta analizuar gjendjen aktuale të leximit, me fokus në leximi…
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suk…
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…
Lidhja e teorisë me praktikën është shumë e rëndësishme për nxënien e njohurive dhe aftësimin për punë praktike të nxënësve, në veçanti të atyre që ndjekin shkollimin në shkolla profesionale. Kur bëhet lidhja e mirë e teorisë me praktikën, nxënësit përgatiten më mirë pë…
Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shko…
Mësimdhënësit e të gjitha niveleve, gjatë punës së tyre edukativo-arsimore, hasin në vështirësi dhe në sfida, të cilat ndikojnë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Shkollat profesionale i kanë specifikat e tyre dhe ballafaqohen me shumë sfida, ndoshta edhe nga vetë fakti se …
Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë ka filluar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit, në bazë të politikave arsimore, procedurave dhe qasjes ndaj vlerësimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Përvoja fillestare me…