1,796 results

Page 11 / 150

Përpjekjet e Ismail Qemalit për ndryshime politike pas kongresit të parë xhonturk

Gentrit Smakaj
Kongresi i Parë xhonturk u mbajt në Paris më 4-9 shkurt 1902. Ky kongres përbënte një pikë kthese kritike në marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane. Refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave të shqiptarëve për autonomi gjatë sundimit të Sulltan Abdyl Hamitit II bëri që ata t’i drejtoheshin lëvizj…

Detarët e Bokës së Kotorrit me origjinë shqiptare

Ylber Hysa
Tregtia dhe lundrimi mes Bokës së Kotorrit dhe limaneve shqiptare ka një traditë të gjatë mesjetës dhe në kohën e re. Drithi, kripa, druri, lëkurët dhe produktet e tij janë ndër artikujt më me interes që ka ofruar Shqipëria në mesjetë dhe që kanë shënuar tregtinë e Bokës me të. Përveç tregtisë, duhe…

Vështrim trajtimit të krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912-1913

Nuridin Ahmeti
Nga ngjarjet më tragjike në historinë e popullit shqiptar është edhe ajo e luftërave ballkanike, të zhvilluara gjatë viteve 1912-1913. Tragjike vlerësohet për faktin se në këto vite llogaritet se, nga forcat e Aleancës Ballkanike, u vranë dhe u masakruan mbi 20 mijë shqiptarë, pa kursyer as moshë e …

Xhamia e Hasan pashë Gjakovalisë në Pécs të Hungarisë

Elza Shipoli
Periudha e Perandorisë Osmane solli me vete ndryshime në shumë aspekte kulturore, sociale, juridike dhe ekonomike. Kjo periudhë pati rëndësi të madhe për shumë qytete të Evropës në përgjithësi, duke përfshirë edhe Hungarinë në veçanti. Shumë shqiptarë zunë poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane,…

Presidenti Wlson dhe Çështja Shqiptare 1919-1920 - diskutimi në parlament me rastin e vdekjes së tij

Lush Culaj
Në mbledhjen e 11. II. 1924 në Parlamentin e Tiranës u diskutua për Presidentin Wilson. Jehona e vdekjes së tij u pasqyrua menjëherë edhe në shtypin shqiptar. Mbi personalitetin e Wilsonit do të flitej përsëri në Kuvendin Kushtetues pas disa ditësh, më 11 shkurt. Meqenëse Fan Noli nuk kishte qenë i …
OA Kosova SQ

Relacionet ne mes te qyteteteve bregdetare shqiptare dhe Republikës së Venedikut gjatë viteve 1396-1404

Teuta Shala
Më marrjen e Durrësit, Lezhës, Shkodrës dhe Drishtit venedikasit u bën zot të qyteteve dhe qendrave më të rëndësishme ekonomike e politike të asaj kohe në Shqipëri. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë nga kjo dhe rrethanat e zhvilluara në Shqipëri i binden feudalët vendas se gabuan kur shpresonin në ndihmë…
OA Kosova SQ

Studim gjith përfshirës mbi qëndrimin e diplomacisë Britanike ndaj çështjes Shqiptare

Fehmi Rexhepi
Në historiografinë shqiptare gjithnjë e më shumë po i kushtohet vëmendje marrëdhënieve të shqiptarëve me popujt dhe qeveritë e vendeve të Evropës të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi ishin të implikuara në përcaktimin e fatit historik të popullit tonë. Rol shumë të rëndësishëm sidomos gjatë shekull…