139 results

Page 11 / 12

Filologjia shqiptare dhe tekstologjia

Shefkije Islamaj
Botimet kritike të veprave të autorëve të mëdhenj dhe studimet e tyre tekstologjike sot janë një mungesë e madhe për historinë e letërsisë shqipe dhe për historinë e gjuhës shqipe. Filologjia shqiptare, me gjithë të arriturat e konsiderueshme, vazhdon të ketë mungesa të ndjeshme në disa fusha të sa…

Nyja joshquese e gjuhës shqipe

Kolec Topalli
Gjuha shqipe ka dy lloje nyjash: shquese dhe joshquese. Ndërsa e para është bërë objekt i shumë studimeve në aspektin sinkronik e diakronik, e dyta është trajtuar fare pak. Kjo për arsye se ndryshimet e nyjës joshquese janë shumë më të pakta se ato të nyjës shquese, e cila, duke iu ngjitur emrit, k…

Probleme të njësive sintaksore

Thoma Dhima
Në gjuhësinë shqiptare të sotme bëhet fjalë për katër njësi sintaksore: gjymtyra, togfjalëshi, fjalia dhe periudha. Për periudhën ka pasur dhe ka diskutime dhe si rezultat për këtë njësi sintaksore kanë ardhur edhe dy emërtime të tjera: frazë dhe fjali e përbërë. Në gjuhësinë e sotme botërore gjymt…

Jetësimi i rekomandimeve të hulumtimeve nga instituti pedagogjik i kosovës për arsimin e të rriturve në politikats dhe praktikat e këtij komponenti

Haxhere Zylfiu
Arsimi i të rriturve në Kosovë (ARr) është tematikë e trajtuar në vazhdimësi në kuadër të veprimtarisë hulumtuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Janë shtatë raporte të hulumtimeve të publikuara, qoftë si botime të veçanta, apo pjesë e vjetarit Kërkime Pedagogjike. Mbi bazën e gjetjeve ja…

Perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve për tekstet dhe materialet mësimore që përdoren në shkollat profesionale

Arbnesha Mexhuani, Skender Mekolli
Ndër problemet e ngritura vazhdimisht në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional janë përdorimi dhe cilësia e teksteve dhe materialeve mësimore për shumicën e profileve në shkollat profesionale. Qëllimi i studimit ishte të analizojë gjendjen aktuale të shkollave profesionale nga perspektiva e mës…

Rëndësia e mendimit kritik në fëmijërinë e hershme dhe mbështetja e tij nga edukatorja

Zehrie Plakolli
Mendimi kritik është një aftësi thelbësore kognitive, që ndikon në zhvillimin e fëmijëve nga mosha e hershme dhe është përcaktues në aftësimin e tyre për jetën, për këtë edhe e kemi vënë në fokus të këtij studimi. Qëllimi i studimit është të analizojë teori të ndryshme lidhur me rëndësinë e mendimit…

Shfrytëzimi i mjedisit të jashtëm në institucionet parashkollore në Kosovë: një vlerësim i frekuentimit dhe ndikimit në zhvillimin e fëmijëve

Mevlude Aliu-Gashi
Në zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme, mjedisi i jashtëm luan një rol të rëndësishëm, duke ndikuar në aftësitë lëvizore, sociale dhe njohëse. Në kontekstin e institucioneve parashkollore në Kosovë, përdorimi i mjedisit të jashtëm mbetet i kufizuar dhe shpesh i ndikuar nga infrastruktura, meto…