855 results

Page 11 / 72
OA Optime SQ

Sistemet e drejtësisë në disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, reforma në drejtësi

Rialda Xhizdari, Klevent Xhizdari
Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një sistem drejtësie i cili përballet me sfida të mëdha. Dalja e tyre si një sistem i centralizuar ka rezultuar në një ndikim të drejtëpërdrejtë lidhur me funksionimin efektiv dhe të besueshëm. Në shumicën e tyre këto sisteme janë të prekura nga mungesa e pavarësi…
OA Optime SQ

Rritja e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe sfidat përkatëse

Idriz Haxhiaj, Besiana Lazja, Idlir Robi
Fenomeni i korrupsionit dhe pastrimit të parave është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballen shoqëritë moderne në ditët e sotme. Ky fenonem përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e kombeve por edhe më gjerë. Ai minon demokracinë, cënon sundimin e ligjit dhe pengon zhvill…
OA Optime SQ

Ndikimi i aparatëve ortodontikë në estetikën dhe funksionimin oral

Venera Rushiti
Ky punim shqyrton historinë dhe evolucionin e ortodontikës, me një fokus të veçantë në aparatet ortodontike mobile (AOM). Qëllimi i këtij studimi është të analizojë zhvillimin e ortodontikës si dhe të vlerësojë ndikimin e avancimeve teknologjike në trajtimet ortodontike. Metodologjia përfshin një sh…
OA Optime SQ

Rruga e legjislacionit penal shqiptar drejt Bashkimit Evropian dhe roli i sistemit të drejtësisë penale në parandalimin e kriminalitetit

Jonida Hyka
Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është prezantimi i modelit të legjislacionit penal shqiptar, hartimi apo bërja - e ligjeve duke respektuar dhe zbatuar disa standarde kyçe; disa kërkesa të nevojshme që ndikojnë në përmirësimin e legjislacionit tonë penal, strategjitë e ndryshme të parandalimit, dhe…

Ibn Rushd dhe legjitimimi i filozofisë në Islam

Sead Zimeri
Ky artikull shqyrton përpjekjen e Ibn Rushdit për të legjitimuar filozofinë në mendimin islam, duke u fokusuar në veprën e tij thelbësore Fasl al-Maqāl. Ibn Rushdi mbron idenë se filozofia është në harmoni me Islamin dhe argumenton se kërkimi filozofik është jo vetëm i lejueshëm, por një obligim fet…

Ndikimi i Anatolisë Perëndimore në krijimin e kulturës së Starçevës

Kushtrim Kuçi
Kjo nismë për të hedhur dritë mbi një dukuri si ajo e ndikimit të Anatolisë perëndimore në krijimin e kulturës së Starçevës nuk është veçse një hap shumë i vogël rreth kësaj çështje, me të cilën nuk janë marrë aq sa duhet ekspertët nga perëndimi, as ata vendorë të territorit këtyre zonave kulturore …

Figura e Skënderbeut në revistat shqiptare midis dy luftërave botërore

Faton Pllana
Në zhvillimin e historiografisë shqiptare, fazë e rëndësishme e zhvillimit të saj është edhe pa dyshim periudha mes dy luftërave botërore. Në këtë fazë shohim përpjekjet e para të autorëve shqiptarë të kohës për shkrimin e historisë së popullit shqiptar me element kritik dhe shkencor, edhe pse kjo i…
OA Kosova SQ

Alternativat e diplomacisë së fuqive të mëdha për kufirin Shqiptaro-Malazez në Konferencën e Ambasadoreve në Londër.

Frashër Demaj
Qeveritë e Aleancës ballkanikë, në fund të dhjetorit 1912 dhe në fillim të janarit të vitit 1913 i paraqitën Konferencës pikëpamjet e tyre mbi ndryshimet territoriale që duhej të bëheshin në Gadishullin Ballkanik. Në këto pikëpamje u paraqiten edhe pretendime pushtuese ndaj tokave shqiptare kryesish…
OA Optime SQ

Rreziqet më të rëndësishmit për bankat në Shqipëri (RK, RPL, RR, RS)

Artur Ribaj
Rreziku në veprimtarinë e bankave tregtare është një element që shoqëron në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e tyre, si në çdo aktivitet tjetër biznesi. Ndryshimi mes bankave dhe bizneseve në aktivitete të tjera jashtë sistemit financiar është se në rastin e bankave, rreziqet e tyre kanë ndikim të…
OA Optime SQ

Ndikimi i bullizmit kibernetik në shëndetin mendor tek adoleshentët

Eduart Tafa
Artikulli studion fenomenin e bulizmit kibernetik, i cili përkufizohet si përdorimi i qëllimshëm i mjeteve të komunikimit dixhital për lëndim, frikësim ose ngacmim të të tjerëve. Ky punim fokusohet në karakteristikat e bullizmit kibernetik, duke përfshirë qëndrueshmërinë e tij, vështirësi në zbulimi…