Artikujt Revista Botuesit Lëndët

331 rezultate

Faqja 12 / 28

Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Selim Mehmeti, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke p…

Sjelljet etike të mësimdhënësve ndaj nxënësve në klasë (dilemat etike)

Bashkim Azemi
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë. Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet nj…

Kahet e lëvizjes së numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm në Kosovë

Ismet Potera
Numri i nxënësve në shkollimin e detyrueshëm në shkollat e Kosovës është duke rënë. Ankesat e dëgjuara dhe të dëshmuar në medie dhe në analizat e bëra tregojnë një kahe të rënies. Kjo më shtyri që ta bëjë një analizë të statistikave zyrtare dhe të vërtetojë nëse një trend i tillë është prezent në sh…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…

Roli i këshillit emergjent për sigurinë në shkollë

Gani Gajraku
Sistemi i arsimit në Kosovë,përkundër shumë reformave permes të cilave është synuar ngritja e cilësisë,krahasuar me arsimin e vendeve të zhvilluara,ai gjindet edhe para shumë sfidave,ndër të cilat është edhe ajo e sigurisë në shkolla, e cila shpesh, bëhet pengesë serioze në zhvillimin dhe ngritjen e…

Kurrikula dhe të nxënit gjatë gjithë jetës

Shqipe Ramadani
Ky punim trajton zhvillimin e kurrikulës si rezultat i zhvillimit të filozofive kurrikulare, teorive të nxënies dhe parimeve të zhvillimit të arsimit, të gjitha këto nga prizmi i nxënies tërëjetësore. Çështjet në fjalë analizohen përbrenda domenit të tyre në aspektin e krahasimit dhe ofrimit të mund…
OA Optime SQ

Përdorimi i teknikës “Head space” në analizat e profileve kimike të bimëve aromatike dhe mjekësore

Aurel Nuro, Miranda Misini, Arben Harizi, Fatmir Faiku et al.
Ky studim sjell një teknikë të re ekstraktimi dhe analizimi në vendin tonë për profilin kimik të bimëve mjekësore dhe aromatike. Teknika “Head Space“ realizon ekstraktimin e komponimeve kimike të këtyre bimëve pa qënë e nevojshme të përdoren tretësa (ujë, toluen, hekzan, etanol, etj) pasi një fazë e…
OA Univers SQ

Kuvendi themelues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në xhaminë Bajrak

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Kuvendi historik i Prizrenit, në të cilin u themelua Lidhja Shqiptare, u mbajt në Bajrak xhami (në Xhaminë Flamur) të këtij qyteti. Edhe pse ishte një objekt i kultit islam, në të morën pjesë jo vetëm 38 pjesëmarrës muslimanë, por përkrah tyre u rreshtuan dhe pesë delegatë kristianë (ortodoksë e kat…
OA Univers SQ

Zhvillimi demografik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore

Prof. Dr. Ylli Vejsiu
Për pozitën e tyre gjeopolitike trojet shqiptare historikisht kanë qenë objekt pushtimesh të huaja, të cilat jo vetëm ndrydhën e zvogëluan kufijtë e shtrirjes kompakte të popullsisë, por ndikuan edhe në eksodet masive dhe në migrimet e pandërprera të popullsisë shqiptare. Si rrjedhojë e këtij proces…