Articles Journals Publishers Subjects

311 results

Page 12 / 26

Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia në shkollë

Zehrie Plakolli
Çështje esenciale e këtij studimi-punimi është ndikimi i letërsisë në edukimin estetik të fëmijëve e me theks të veçantë tek edukimi estetik i nxënësve, nëpërmjet letërsisë në shkollë. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç universalitetit të edukimit estetik, janë trajtuar edhe veçanti…

Ndikimi i interesave në inkurajimin e të rriturve për kualifikim

Bashkim Azemi
Një shoqëri që ndryshon parashtron me shpejtësi kërkesa të reja për qytetarët e saj, e një prej tyre është edhe kualifikimi dhe rikualifikimi që të mund të realizojnë më mirë mundësitë e tyre në një shoqëri. I rrituri sot është i përfshirë në një realitet shoqëror i cili karakterizohet nga procese n…
OA Optime SQ

Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Gilberta Hadaj
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike s…
OA Optime SQ

Prototipi psikodinamik dhe psikolinguistika dinamike: Ndikimi i sistemit të ndërveprimit social në prototipin psikolinguistik të individit

Silva Ibrahimi, Vera Ostreni, Elisabeta Kafia
Fjalimi është një veprimtari kognitive-motore e thjeshtë, e cila dallon njerëzit nga speciet e tjera dhe zhvillohet brenda një rrjeti të gjerë të strukturave cerebrale, kortikale dhe nënkortikale. Gjuha nënkupton marrëdhënien e njeriut me botën e tij, ndërsa psikolinguistika është procesi dinamik gj…
OA Optime SQ

Ndëshkimi fizik dhe ndikimi i tij në shfaqjen e sjelljeve agresive te fëmijët

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Valbona Habili
Fokusi i këtij studimi është eksplorimi i faktorëve që lidhen me ndëshkimin fizik prindëror dhe shfaqjen e agresivitetit te fëmijët në moshën shkollore. Studimi është realizuar në Tiranë dhe Durrës, me fëmijë të tetë shkollave fillore, gjithsej 830 fëmijë të grupmoshës 7 deri 11 vjeç.
OA Optime SQ

Formimi akademik i studentëve nën ndikimin e sjelljeve të pandershme

Drilona Llangos
Formimi i përgjithshëm i njeriut fillon që në bankat e para të shkollës dhe vazhdon gjatë gjithë periudhës së studimeve. Evidentohet se vitet e studimit të shkollës së lartë janë nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm që aktivizojnë sjelljet mashtruese. Ndër këta faktorë përmendim presionin shoqëror p…
OA Optime SQ

Ndikimi i ndryshoreve vetëvlerësim dhe lokus kontrolli në shpjegimin e fenomenit të varësisë nga interneti

Desara Agaj
Interneti është pjesë e pandashme e jetës njerëzore në ditët e sotme. Përdorimi i tij sjell shumë të mira dhe lehtësira në jetën e përditshme, por ndonjëherë mbipërdorimi i tij mund të jetë edhe i dëmshëm, duke çuar në varësi ndaj tij. Një gjë e tillë vihet re sidomos tek adoleshentët, të cilët janë…

Ndikimi i vlerësimit të brendshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies

Hajrije Gojani
Ky studim është përqendruar në praktikat e vlerësimit me bazë në shkollë dhe në ndikimet e tij në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies. Për realizim të studimit është zbatuar një metodologji e kombinuar, duke filluar nga studimi i problemit në aspektin teorik përmes analizës dhe shqyr…
OA Optime SQ

Analiza e ndotësve organikë në mostrat e ujit të lumit Ishëm

Aurel Nuro, Elda Marku, Dorina Shëngjergji, Bledar Murtaj et al.
Ky studim prezanton të dhëna për nivelet e disa ndotësve organikë: pesticidet klororganikë dhe mbetjet e tyre (sipas EPA 8081), PCB markuese, PAH (sipas EPA 525) dhe BTEX (benzen, toluen, etilbenzen dhe o-, m-, p-ksilene) në mostrat e ujit të lumit Ishëm. Ky lumë shtrihet në Shqipërinë Qendrore. Ai …
OA Optime SQ

Perceptime të psikoterapistëve rreth momenteve kritike në rritjen e tyre profesionale

Roksana Poçi
Studimi synon të eksplorojë momente kritike ose përcaktuese gjatë praktikës profesionale të psikoterapistëve me ndikim në rritjen e tyre personale dhe profesionale. Ai ka për qëllim të evidentojë ngjarje, njerëz, rrethana në jetën profesionale që kanë patur ndikim në përjetimin e tyre të vetes si pr…
OA Optime SQ

Bitcoin si alternativë inovative e sistemit financiar aktual

Krisdela Kaçani
Gjatë dekadave të fundit, ne kemi parë një evolucion të madh në industrinë e shërbimeve financiare drejtuar nga risitë teknologjike. Teknologjia ka qenë prej kohësh një partner i rëndësishëm në industrinë e shërbimeve financiare, duke siguruar përparime të reja, të nevojshme për industrinë e për të…