Artikujt Revista Botuesit Lëndët

230 rezultate

Faqja 13 / 20
OA Univers SQ

Mendimi filozofik islam dhe zgjatjet e tij në konceptet postmoderne

Ramazan Fetahu
Mendimi filozofik islam e arriti konsolidimin, më pas edhe shtrirjen e tij në mendësinë perëndimore përmes qytetërimit andaluzian. Andaluzia ishte qendra e zhvillimit të mendimit teologjik, mistik dhe filozofik islam. Personaliteti më i rëndësishëm i kësaj periudhe padyshim se është mistiku i madh M…
OA Univers SQ

Vështrim mbi saktësinë e haditheve të trajtuara në literaturat islame 1945-2022

Prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani
Botimet për Islamin në gjuhën shqipe kanë krijuar materiale të bollshëm për studimin e temave edhe më specifike që kanë të bëjnë me fusha të ngushta studimi. Gjithsesi, në mesin e tyre është edhe lëmia e hadithit, me disiplinat e ndryshme të studimit, të cilat paraqesin kriteret bazë për njohjen e q…
OA Univers SQ

Vlera e të mësuarit përgjatë tërë jetës sipas koncepteve Islame

Vedat Shabani
Të mësuarit përgjatë gjithë jetës është prej parimeve të fesë Islame. Nëse i japim një vështrim Kuranit Famëlartë këtë do ta hasim në shumë ajete të tij, siç janë: “O Zoti im shtoma diturinë” (Taha: 114), pastaj ajeti “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm njerëzit e mençur i p…
OA Univers SQ

Botimi dhe përkthimi i librave e teksteve më të rëndësishme të sires në gjuhën shqipe

Prof. dr. Fahrush Rexhepi
Gjatë përhapjes dhe zhvillimit të kulturës islame ndër shqiptarët, ulemaja shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe traditës fetare islame te shqiptarët. Ata, përveç aktiviteteve të ndryshme fetare, kontribut të veçantë kanë dhënë duke përkthyer fillimisht e pa…
OA Univers SQ

Përkthimet në revistën Edukata Islame në dy dekadat e para të saj (1971-1991)

Dr. Sedat Islami
Përkthimi është një formë e vjetër e komunikimit ndërmjet njerëzve, popujve, kulturave dhe shkencave. Përkthimi nuk është tregues i vobektësisë së një kulture a shkence. Përkundrazi, qytetërimi islam është dëshmia më e fuqishme e kësaj. Në vitet e arta të tij, qytetërimi islam e shndërroi përkthimin…
OA Univers SQ

Kontributi i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) në promovimin e kulturës islame, arsimit dhe shkencës shqiptare përgjatë 1996-2022

Assoc. Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) është një ndër institucionet pionierë në promovimin e kulturës, letërsisë dhe shkencave islame në Shqipërinë e pas viteve 90’. I themeluar në vitin 1996, ai ka qenë një urë e rëndësishme e ndërlidhjes së shqiptarëve të Shqipërisë dhe vendev…
OA Univers SQ

Vështrim i përgjithshëm i studimeve në fushën e tefsirit në Kosovë gjatë 50 viteve të fundit

Dr. Valmire Batatina Krasniqi
Kur’ani është zbritur si mëshirë dhe udhëzim për gjithë njerëzimin. Duke pasur parasysh këtë fakt, nga njëra anë dhe se jo të gjithë myslimanët e flasin gjuhën arabe, por edhe njerëzit e tjerë që duan të mësojnë mesazhet kuranore, sigurisht që përkthimi i literaturës kuranore dhe interpretimi i tij …
OA Univers SQ

Këndvështrim mbi debatin për shamitë, statutet dhe besimin fetar

Ledio Xhoxhi
Ferexheja është një mbulesë, me anën e së cilës femrat muslimane mbulojnë fytyrën dhe trupin kur dalin nga shtëpia. Veshja e ferexhesë nuk është detyrim nga Kurani, por një metodë veshjeje, e cila ka dalë nga traditat e disa vendeve arabe. Në Kuranin e shenjtë theksohet vetëm mbulimi i trupit të fem…
OA Antropologji SQ

Mbi krijimtarinë e Molla Hysen Dobraçit

Edmir Ballgjati
Molla Hysen Dobraçi është një figurë relativisht pak e njohur, i përmendur kryesisht si një ndër përfaqësuesit e letërsisë së ashtuquajtur të bejtexhinjve. Krijimtaria e tij ende sot mbetet përgjithësisht e panjohur dhe e pastudiuar, pavarësisht vlerësimit të lartë me të cilin e pati përmendur Zef J…
OA Univers SQ

Memorizimi i Kuranit në Maqedoninë e Veriut mes edukimit formal dhe joformal

Muhamed Ali, Islam Islami
Ndonëse kombet e rajonit të Ballkanit u njohën me islamin para ardhjes së osmanëve në këto treva,  gjatë sundimit të Perandorisë Osmane ky besim i ri u shndërrua në veçori  dalluese të një pjese të shoqërive të këtij rajoni. Një nga objektivat kryesore të osmanëve, të cilët luajtën rol vital në zhvi…
OA Univers SQ

Të jesh Imam në epokën digjitale

Eljesa Asani
Epoka Digjitale me risitë e saj që sjellë, paraqet sfida por edhe mundësi për njerëzimin. Krahas zhvillimeve me shpejtësi marramendëse, kemi përgjegjësinë që njerëzve t’i ofrojmë një model të frymëzuar nga mësimet islame. Ndryshimet dhe risitë që sjell Epoka Digjitale do të jenë pa dyshim edhe në qe…
OA Univers SQ

Shteti dhe raporti me religjonet në Shqipëri (1920-1967)

Xhafer Sadiku
Diskutimi për formimin e shtetit shqiptar përfshiu edhe religjionin. Me shpalljen e Pavarësisë, qeveria e dalë nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës e ruajti status quo-në e trashëguar nga Perandoria Osmane për çështjet fetare në Shqipëri. Sipas kapitulacioneve, ortodoksët i ruajtën lidhjet me Patrikanën dh…