Articles Journals Publishers Subjects

3,494 results

Page 13 / 292

Huazimet turke në studimet e Eqrem Çabejit

Liridona Bërkolli · University of Prishtina
Ky artikull analizon rolin e Eqrem Çabejit si studiues i ndikimeve të gjuhës turke në shqip. Liridona Bërkolli shqyrton kontributet e Çabejit në studimin e turqizmave, duke theksuar rëndësinë e këtyre huazimeve për të kuptuar ndërveprimet historike dhe gjuhësore midis shqiptarëve dhe osmanëve.

Dy dorëshkrime të panjohura të fjalorit turqisht-shqip “Dürre-i Manzûme”

Güler Doğan Aveberk · Marmara University
Në këtë studim është shqyrtuar një temë që deri më tani në Turqi nuk njihet mirë në studimet e fjalorit në vargje. Do të prezantohen dy kopje të reja dorëshkrimi të fjalorit poetik turqisht-shqip me emrin Dürre-i Manzûme, të cilat janë konfirmuar në Bibliotekën Kombëtare të Egjiptit, nga i cili der…

Dritëro Agolli për marrëdhëniet shkrimtar - gjuhë e veprës letrare

Valter Memisha
Dritëro Agolli është një nga personalitetet më të spikatura në kulturën tonë kombëtare bashkëkohore. Vepra e tij, me vlerat e shumta që mbart e me mesazhet domethënëse që shpërfaq, lehtësisht të drejton te lajtmotivi Mos i kërko vendit tënd se çfarë ka bërë ai për ty, por çfarë ke bërë ti për të. Je…
OA Optime SQ

Sfidat e ruajtjes së natyrës njerëzore të drejtësisë.

Nadia Guni, Teojorg Gogu
Inteligjenca artificiale dhe ligji, të cilët kanë qenë në qendër të vëmendjes së diskutimeve të fundit politike dhe akademike, janë dy tema kryesore të strukturës sonë sociale të cilat po pësojnë ndryshime themelore. Kur bëhet fjalë për rastin e Shqipërisë, një shqetësim që me të drejtë do të lindt…
OA Optime SQ

Roli i mёsuesit tё arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe-detyrё jo vetёm institucionale por edhe kombёtare

Esmeralda Strori
Qёllimi i kёtij punimi shkencor ёshtё tё rivlerёsojё rolin qё ka mёsuesi i arsimit parashkollor nё mёsimin e gjuhёs letrare shqipe. Pas viteve 90, pёr shkak tё tranzicionit, tё emigrimit dhe migrimit tё popullsisё, mosrespektimit tё ligjit mbi gjuhёn standarde shqipe, situata gjuhёsore ёshtё bёrё k…
OA Optime SQ

A do të kontribuojë këshilli fiskal në financat e shëndosha publike të cilat e afrojnë Shqipërinë me BE-në?

Vanina Kalemi (Jakupi)
Metodologjia e zgjeruar e zgjerimit, e miratuar në vitin 2020, e vuri grupin e Themeleve në qendër të negociatave të pranimit. Në këtë mënyrë, Shqipërisë do t’i duhet të përqafojë dhe zbatojë plotësisht reformat në fushat themelore të sundimit të ligjit, në veçanti reformën gjyqësore dhe luftën kund…
OA Optime SQ

Pjesëmarrja e Shqipërisë në skuadra të përbashkëta hetimore me agjencitë ligjzbatuese të Bashkimit europian

Maend Kullaj
Një emërues i përbashkët i Bashkimit Europian dhe shteteve të treta është vullneti për të luftuar kriminalitetin e rëndë, veçanërisht atë në formën e organizuar, i cili nuk njeh kufij shtetërorë. Krijimi dhe funksionimi i organeve ligjzbatuese të pavarura në nivel europian si EUROPOL, EUROJUST, FRON…
OA Optime SQ

Pasqyrë e përgjithshme e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese Shqiptare mbi objektivat sociale të sanksionuara në kushtetutë.

Enkeleda Petanaj, Fiona Qafzezi
Qëllimi i këtij neni është shqyrtimi i instancave të vendosura nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë që përfshijnë nisma kushtetuese në lidhje me përgjegjësinë e shtetit për të përmbushur objektivat sociale të përshkruara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Metodologjia e punës ë…