1,796 results

Page 13 / 150
OA Optime SQ

Përdorimi i gjuhës standarde Shqipe në arsimin e lartë (Vërejtje)

Valbona Kalemi
Dihet që norma drejtshkrimore është pasqyra më e mirë dhe më e prekshme e zotërimit dhe e përdorimit të shqipes standard si sistemi me shtrirjen më të madhe funksionale. Shkolla shqiptare është vatra themelore e formimit gjuhësor të brezave të rinj, që i edukon me dashuri për gjuhën amtare dhe zbulo…
OA Kosova SQ

Pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në luftën nacionalçlirimtare (1941 —1945)

Sylë Dreshaj
 Në këtë punim janë bërë përpjekje që sa më realisht të paraqitet pjesëmarrja e shqiptarëve të Pejës dhe të rrethinës në LNÇ nën udhëheqjen e Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosovë e Dukagjin. Për këtë temë nuk ka shkruar askush në veçanti deri tash. Për trajtimin e këtij problemi janë shfrytë…
OA Optime SQ

Transformimi digjital - Vlerësimi i aplikacioneve mobile banking në Shqipëri

Klodia Kola, Brikena Tolli
Rritja aplikacioneve të “mobile banking” ka revolucionarizuar peizazhin financiar, duke i ofruar komoditet dhe liri përdorimi përdoruesve shqiptarë. Në Shqipëri, të 11 bankat tregtare, u ofrojnë klientëve mundësinë për “mobile banking” dhe “online banking”.Duke qenë se në ditët e sotme telefonat int…
OA Kosova SQ

Qëndrimi i Jugosllavisë monarkiste ndaj arsimit dhe kulturës së shqiptarëve në Kosovë (1918—1941)

Hakif Bajrami
Me kërkesën e Ministrisë së arsimit, më 7 nëntor 1919 Kërkoheshin të dhënat për veprimtarinë e shkollave në territorin e Kosovës deri më 1919.: Lidhur me këtë kërkesë, mspektori i arsimit më 19 nëntor 1919 dërgoi në Beograd një raport, ku paraqitet në hollë- si problemi i shkollimit dhe një histori …
OA Optime SQ

Tipologjia e ndërtimit të shtëpisë në trevën e Përmetit

Teuta Bajo
Në këtë punim fokusi drejtohet në tipologjinë e ndërtimit të shtëpisë1, vendit ku jeton familja, të cilës i kushtohet një vëmendje e veçantë në mënyrën e jetesës dhe është një tregues i rëndësishëm në kulturën e një populli. Ajo së bashku me veshjen dhe ushqimin e ndjek njeriun si bashkudhëtare në j…
OA Kosova SQ

Disa aspekte të luftës për autonomi të shqiptarëve të vilajetit të Kosovës në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Marjan Prenkaj
Në frymën e kushtetutës së vitit 1877, Perandoria Osmane, bëri reformën administrative, duke formuar Vilajetin e Kosovës, i cili në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përbëhej nga sanxhaqet e Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Ncvi Pazarit dhe Dibrës. Rreziku i copëtimit të këtyre viseve me shumic…
OA Optime SQ

Përmbajtja e kafeinës në pije jo alkolike në tregun shqiptar

Ardit Shehi, Aurel Nuro, Kleva Shpati, Ederina Haxhiaj et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza të përmbajtjes së kafeinës të disa nga pijet jo alkolike që gjenden në tregun shqiptar. Pijet jo alkolike me përmbajtje kafeine konsumohen në sasi të madhe në tregun shqiptar.