Articles Journals Publishers Subjects

1,108 results

Page 13 / 93
OA Optime SQ

Studim krahasues i përçueshmërisë elektrike të komponimeve me bazë polimeri duke përdorur Matlab

Aurela Qamili
Ky punim paraqet një studim krahasues të algoritmeve të machine-learning (ML) dhe deep-learning (DL) për analizimin e përçueshmërisë elektrike të kompozitëve me bazë polimerike. Përçueshmëria elektrike është një veti thelbësore në përbërjet e polimerit, duke ndikuar në performancën e tyre në aplikim…
OA Optime SQ

Analizë mbi vështrimin e psikologjisë pozitive dhe dimensionet e mirëqënies sipas Martin Seligman

Arbjola Halimi
Shumë studiues dhe kërkues të sotëm në shkencën e Psikologjisë, veçanërisht në ato disiplina të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me shëndetin mendor dhe shërimin kanë kuptuar se ka pasur një vëmendje të pamjaftueshme drejt aspekteve pozitive, kapaciteteve dhe fuqisë njerëzore të njerëzve pavar…
OA Optime SQ

Kirurgjia e implanteve dentare e drejtuar virtualisht: Një përmbledhje e literaturës

Dorian Kostandini, Erda Qorri, Brixhilda Kostandini
Në ditët e sotme, kirurgjia e drejtuar luan një rol të rëndësishëm në parashikimin e këndit dhe gjatësisë së implantit dentar. Qëllimi kryesor me këtë teknikë kirurgjikale është të ndihmojë mjekun për të ruajtur strukturat anatomike. Me përparimet e reja virtuale, kjo teknikë u mundëson mjekëve të k…
OA Optime SQ

Ndotja e ajrit nga automjetet në kryqëzimet urbane dhe rreziqet shëndetësore (Rast studimi)

Asllan Hajderi, Gerti Dajci
Studimi ka për qëllim të analizojë burimet kryesore të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga automjetet dhe rëndësinë që ato kanë për shëndetin e njeriut. Ato që kanë ndikim më të madh janë grimcat PM, oksidet e azotit, monoksidi i karbonit, dioksidi i karbonit dhe ozoni, të cilat në varësi të koncetrim…
OA Optime SQ

Gjuha angleze në fokus të evoluimit të politikave arsimore në Shqipëri në kontekstin demografik të arsimit parauniversitar

Valbona Loshi
Reformat arsimore në Shqipëri, rreth vitit 2000, projektuan të mësuarit e gjuhës angleze si prioritet kombëtar dhe e drejtuan kurrikulën shkollore të gjuhëve të huaja në përputhje me nivelet e gjuhëve të dokumentuara në Kornizën e Përbashkët Evropiane e Referencës (CEFR), ndjekur nga vendimet e MASR…
OA Optime SQ

Profili kimik i vajrave esenciale për hypericum perforatum (lule basani) nga zona e Gjilanit, Kosovë

Miranda Misini, Fatmir Faiku, Arben Haziri, Aurel Nuro et al.
Ky studim tregon të dhënat e profilit kimik për bimët e Hypericum perforatum, e njohur si Lule Basani, nga popullatat që rriten në mënyrë natyrore në zonën e Gjilanit në Juglindje të Kosovës. Kjo bimë rritet pothuajse në të gjitha zonat e Kosovës. Kosova si një vend Mesdhetar ka klimë të përshtatshm…
OA Optime SQ

Radiokirurgjia stereotaktike në metastazat e vogla intracerebrale

Arjeta Xheka
Metastazat cerebrale përbëjnë një problem të rëndësishëm në pacientët me sëmundje malinje. Radiokirurgjia stereotaktike (SRS) është zgjedhur si trajtim i linjës së pare në metastazat e vogla, pa efekt mase. Qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë përfitimet e SRS -së dhe shkallën e mbijetesës së …
OA Optime SQ

Aplikimi i teknikës së steganografisë në harta gjeologjike

Ana Dindi
Të dhënat e ndjeshme nga studimet gjeologjike, si përshembull informacione mbi vendndodhjen e burimeve të pasura minerale mund të fshihen brenda hartës për t'u mbrojtur nga persona të paautorizuar. Ky artikull paraqet aplikimin e teknikës së steganografisë në hartë nëpërmjet një programi të quajtur …
OA Optime SQ

Proçesi psikoterapeutik dhe ndikimet tek terapisti

Arbjola Halimi, Gisela Goleci
Në mënyrë të zakonshme pjesa më e madhe e studimeve të cilat lidhen me proçesin e psikoterapisë fokusohen tek klienti si dhe tek ndikimet e tij mbi të. Të pakta janë ato studime të cilat lidhen me impaktin që ka psikoterapia si një proçes tepër dinamik dhe thellësisht njerëzor tek terapisti. Meqenës…
OA Optime SQ

Vlerësimi i cilësisë të ujrave në liqenin e Fierzës

Ilirjana Osmani, Arben Haziri, Aurel Nuro, Bledar Murtaj et al.
Në këtë studim do të sillen të dhëna analitike në lidhje me parametrat fiziko-kimikë të matur në ujrat sipërfaqësore të Liqenit të Fierzës. Liqeni i Fierzës është një nga liqenet artificiale më të mëdha jo vetëm të kaskadës të Drinit por edhe të vendit tonë. Liqeni është formuar nga prurjet e Lumit …