Një studim mbi gjuhën e të gjithë rrethit të Krujës: të qytetit, të Malësisë, të Fushës dhe të Rancisë, do të jepte një pamje të plotë mbi të folmet e këtij rrethi, por ne, meqenëse gjer tnshti kemi bërë kërkime vetëm në tri pika të banuara, po kufizohemi hëpërhë me të folmen e Krujës (qytet), Cudhi…
Vjete më pare kam pasur rast të vë në dukje që perioda e parë e studimeve gjuhësore të shqipes, e cila karakterizohet me emrat Miklosich. Schuchardt e Gustav Meyer, u nis më fort nga shqyrtimi i huazimeve dhe andej mori edhe drejtimin që ndoqi. Me gjith'atë Schuchardti ka qenë ai që përpara dy breza…
Studimi i gjithanshëm dhe i thelluar i materialit faktik gjithnjë e me të madh, që po grumbullohet për gjuhën shqipe, shtron nevojën e trajtimit edhe të çështjeve të veçanta gjuhësore, si është çështja e homonimisë ne gjuhën shqipe. Shqyrtimi i anëve të ndryshme të homonimisë në leksikologji sjell m…
Në kohët e fundit u nda prej nesh albanisti i njohur i Bolonjës Anxhelo Leoti. Anxhelo Leoti që në të ri iu kushtua me zell e dashuri të madhe studimit të gjuhës shqipe dhe botoi që heret disa vepra rreth saj. Më 1915 doli Grammatica elementare della lingua albanese (Dialetto Tosco), të cilën Nobert…
Objekt i këtij punimi janë ata togfjalësha të qëndrueshëm të formuar historikisht, që nga ana kuptimore janë ekuivalentë nie një fjalë të vetme dhe, sikurse fjala, shprehin nocione, dmth. karakterizohen nga funksioni emërtonjës. Këta togfjalësha përbëjnë frazeologjinë e gjuhës. Në një punim të vetëm…
Në Nr. 1 të revistës ’’Studime Filologjike” është botuar artikulli i prof. Selman Rizës, që mban titullin ”Si duhen emërtuar shqip elementët e pare të anës shqiptimore (sic!) të të folurit sidhe dy grupet e tyre kryesorë”. Mbasi shqyrton në mënyrë kritike historikun e termave zanore dhe bashkëtingël…
Në Konferencën e parë të Studimeve Albanologjike, që u mbajt në Tiranë, në nandorin e vjetit 1962, u theksue, ndër të tjera, se një nga detyrat kryesore të kuadrove tona shkencore, asht vazhdimi dhe thellimi i matejshëm i punës kërkimore dhe i studimeve shkencore në fushën e albanistikës, në mënyrë …
Në këtë punim do të trajtojmë shkurtazi dy çështje kryesore: I) Së pari, do të qartësojmë nocionin «e folme kalimtare» ashtu siç ekuptojmë ne; II) Së dyti, do të vështrojmë në viia të trasha fenomenin e rotacizmit në të folmet kalimtare të giuhë.s shqipe. Burimet nga i kemi marrë materialet, që bahe…