1,768 results

Page 134 / 148

Çështje të rrethanorit në gjuhën Shqipe

Anila Kananaj
Objekt i këtij shkrimi është analiza e rrethanorit në kuadrin e sintaksës gjenerative, e cila, nga ana e vet, në trajtimin e funksioneve të sintagmave mbështetet në gramatikën e varësisë, të prezantuar në gjuhësinë moderne nga gjuhëtari frëng L. Tenier. Kjo gramatikë vë në qendër foljen dhe i vler…

Kur arti zgjeron hapësirën e lirisë

Dhurata Shehri
Në pamje të parë duket e vështirë të përcaktosh kufijtë e interpretimit, aq më e vështirë kur kufijtë e vetë veprës priren t’i kalojnë ato të interpretuesve të vet të mundshëm e të gjeneruar apo të gjenerueshëm nga vetë ajo. Kjo vendosje kufijsh mes veprës dhe interpretuesve, në vend të ndihmojë të …

Nyja joshquese e gjuhës shqipe

Kolec Topalli
Gjuha shqipe ka dy lloje nyjash: shquese dhe joshquese. Ndërsa e para është bërë objekt i shumë studimeve në aspektin sinkronik e diakronik, e dyta është trajtuar fare pak. Kjo për arsye se ndryshimet e nyjës joshquese janë shumë më të pakta se ato të nyjës shquese, e cila, duke iu ngjitur emrit, k…

Antiromani “Oh” i Anton Pashkut

Klara Kodra
Romani “Oh” është romani i parë dhe i fundit i A.Pashkut. Romani “Oh” është antiromani i parë dhe i fundit i letërsisë shqiptare. Me këtë vepër shkrimtari bënte një hop krijues nga lloji i shkurtër i prozës në prozën e gjatë. Me këtë vepër A. Pashku bënte që letërsia shqiptare të realizonte një hop …

Një fjalor gjithnjë i hapur për gjuhën shqipe

Pavli Haxhillazi
Në vitin 2006 është botuar “Fjalori i gjuhës shqipe” i Mehmet Elezit. Me botimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe” dhe me sprovën “Gjuha shqipe në bunker?!” (Tiranë, 2005) Mehmet Elezi ka dhënë kontribut edhe në fushën e gjuhësisë shqiptare. Për të shprehur qëndrimin e tij ndaj mendimit shkencor gjuhës…

Vëzhgime rreth anaforave në gjuhën shqipe

Anila Çepani
Termi anaforë përdoret në kontekste të shumta dhe me kuptime të ndryshme, në letërsi dhe në gjuhësi. Në këtë punim do t’i referohemi anaforës në gjuhësi, që përfshin çdo proces të rimarrjes së një sintagme emërore SE, së një sintagme foljore (SF), por dhe të një pjese fjalie ose një fjalie të tërë.