565 results

Page 14 / 48

Adresimi i kompetencës digjitale në fushën kurrikulare jeta dhe puna

Lirije Beqiri
Ky studim paraqet një përshkrim të shkurtër të përmbajtjeve kurrikulare në fushën Jeta dhe puna, praktikave të mësimdhënësve në planifikimin vjetor dhe mujor, si dhe perceptimet e nxënësve dhe mësimdhënësve lidhur me kompetencat digjitale të nxënësve të arsimit fillor. Qëllim…
OA Optime SQ

Abuzimi me lëndët narkotike nga adoleshentët në gjimnaz

Brunilda Laboviti, Vilma Ruci
Abuzimi me lëndët narkotike nga të rinjtë e grupmoshës 14-18 është një fenomen shqetësues dhe me impakt jo vetëm tek të rinjtë, por edhe në shoqëri. Reformimi i shërbimit psikologjik në shkolla dhe ngritja e rrjetit përkatës do të krijojë kushtet për ndërhyrje efektive dhe konkrete. Simptomat lidhur…

Arritje dhe perspektiva në fonetikën e shqipes së sotme

Valbona Sinanaj
Fonetika është një fushë studimore shumë e rëndësishme në Perëndim dhe kudo në botë. Rezultatet e saj gjejnë aplikim në shkencat mjekësore-teknike, në arritjet e inteligjencës artificiale, në kriminologji, në pedagogji, në gjuhësi e më gjerë. Në mesin e shek. XX kërkimet në fonetikë filluan të zhvil…

Nga “fjalori i kuq” te projekti i papërfunduar për botimin e veprave të plota të profesor Androkli Kostallarit

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Struktura argumentore e predikatit foljor dhe kundërvënia formë veprore – formë joveprore

Leonard Dauti
Objekt i këtij artikulli është shqyrtimi i strukturës argumentore të predikatit foljor e parë në ndërvarësi me formën foljore, përkatësisht me kundërvënien formë veprore - formë joveprore të saj. Nisur nga arritjet e studimeve në lëmin e valencës së foljes, e përkatësisht të strukturës argumentore t…

Mario Roques (1875-1961), magister et philologus omnium temporum

Evalda Paci
Me profilin e tij kompleks Mario Roques (1875-1961) ka lënë gjurmë në disa disiplina, ndër të cilat spikasin filologjia e tekstit, gjuhësia romane, historia e gjuhës latine (latinishtja vulgare në veçanti), historia e teksteve më të hershme në disa gjuhë të Evropës. Rezulton një bibliografi e gjerë …
OA Optime SQ

Masat e sigurimit për të mitur

Mirela Fana
Caktimi i masave të sigurimit është një moment shumë i rëndësishëm për fatet e procesit penal e veçanërisht për të miturit që kanë kryer vepra penale e ndaj të cilëve do të merren ato. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë përparësi në krahasim me Kodin e Procedurës Penale ekzistuese duke …
OA Optime SQ

Vlerësimi i shëndetit oral tek fëmijët dhe adoleshentët e rinj

Nilena Eriksen, Neviana Mani
Shëndeti oral tek fëmijët dhe adoleshentët dhe kujdesi ndaj tij është një sfidë me të cilën stomatologët përballen vazhdimisht në ditët e sotme. Patologjitë orale janë ndër sëmundjet jo të transmetueshme më të përhapura në të gjithë botën duke prekur rreth 3.5 miliardë njerëz, ku kariesi i patrajtua…
OA Optime SQ

Roli i mjekut të familjes në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve dermatologjike

Edlira Lashi, Ardida Ibraj
Diagnostikimi i saktë i sëmundjeve më të shpeshta dermatologjike dhe trajtimi i tyre mund të përmirësohet nëpërmjet trajnimit të mjekëve të familjes. Sistemi Shëndetësor Parësor në Shqipëri, mbështetet te roli i mjekut të familjes, i cili është porta e parë pritëse për shërbimet shëndetësore, duke k…
OA Optime SQ

Treguesit e dopplerit të arterieve uterine në javën 19-22 të shtatzënisë për parashikimin e përfundimit të shtatzënisë

Dritan Shpati, Bledar Benja
Treguesit patologjikë të Dopplerit të të dy arterieve uterine PI ose RI > 90% ose prania e notch në javën e 19-22 të shtatzënisë parqesin risik të lartë për përfundim jo të mirë të shtatzënisë si : lindje premature, vonesë në rritjen intrauterine, preklampsi e rëndë , HELLP oligoamnios, pamjaftueshë…
OA Optime SQ

Të dhëna të karakteristikave palinomorfologjike të bimës plantago arenaria krahasuar me 2 lloje të tjera të gjinisë plantago të Shqipërisë

Blerina Pupuleku, Gëzim Kapidani, Klea Trokoliçi, Anjeza Qahja
Në këtë studim, u përshkruan karakteristikat palinomorfologjike të bimës Plantago arenaria dhe u krahasuan ato me karakteristikat palinologjike të dy llojeve të tjera të gjinisë Plantago: major dhe lanceolata, referuar burimeve të literaturës palinologjike shqiptare. Kokrrat e pjalmit të tre specie…