574 rezultate

Faqja 15 / 48
OA Optime SQ

Lembot muskulomukozale bukale në defektet e qiellzës

Jakup Vrioni, Renato Isufi
Lembot muskulomukozale buccinatore janë lembo të modelit aksial që janë të përshtatshëm për rindërtimin e defekteve të indeve të buta orale me madhësi mesatare; janë të pasura me furnizim me gjak, kanë trashësi të përshtatshme dhe lidhje të konsiderueshme mukoze. Ky prezantim përshkruan anatominë, t…
OA Optime SQ

Impakti u Covid-19 tek studentët

Brunilda Laboviti, Greta Katreli, Shpresa Jaku, Pashako Xhafa
Covid-19 ishte sfida më e madhe që përjetuan njerëzit. Masat parandaluese që qeveritë ndërmorën ndryshuan jetën e përditshme të njerëzve. Studentët ishin kategoria që u përball me ndryshimet e këtyre masave. Prandaj ky punim ka si qëllim të rishikojë dhe të shqyrtojë efektet që Covid-19 dha tek stud…
OA Optime SQ

Purpura thrombocitopenike idiopatike në tuberkuloz

Marsela Shani, Griselda Pelo
Tuberkulozi (TB) është një sëmundje ngjitëse si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara. Incidenca është në rritje për shkak të bacileve rezistente ndaj shumë barnave dhe virusit të deficitit imunitar human (HIV). Që nga viti 2012, India ka incidencën më të lartë të sëmundjes me rreth …
OA Optime SQ

Psikoterapia mbështetëse në ndërveprimet prind-fëmijë me zhvillim atipik në Shqipëri

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Ervin Ibrahimi
Objektivi i këtij punimi është të prezantojë Modelin e punës terapeutike SEAI dhe të identifikojë efektet e ndërveprimit diadik prind-fëmijë dhe efikasitetin e kësaj ndërhyrje në trajtimin e fëmijëve me zhvillim atipik (VM). Qëllimit tonë parësor i shërbeu në këtë linjë kërkesa për të trajtuar një d…
OA Optime SQ

Zbatimi klinik i implantologjisë së guiduar

Dorian Kostandini, Ylli Menga, Erda Qorri
Ndërtimi i guidave kirurgjikale kombinon tre elementë: imazhet radiologjike të 3D scan, modelin virtual “wax-up” të pacientit dhe imazhet dixhitale të skanimit intraoral të pacientit. Programi “software” bën individualizimin e nervit alveolar inferior. Përcakton pozicionimin e punimit protetik të ar…
OA Optime SQ

Qendrat e inovacionit, raste të aplikuara në sektorë të ndryshëm në ekonominë lokale në Shqipëri

Manuela Meçe, Mario Kukeli
Koncepti mbështetet gjerësisht nga ekonomitë e zhvilluara dhe së fundmi vendet e reja të BE-së, të cilat po e kthejnë vëmendjen e tyre drejt Qendrave të Inovacionit si nxitëse të inovacioneve teknologjike për projekte të vogla dhe si një fole për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë. Ky artikul…
OA Optime SQ

Prania e mutacionit të genit braf ne rekurencën e ameloblastomës

Iva Savetaj, Eriselda Kurushi
Ameloblastoma është tumori odontogjenik më sinjifikant. Është një tumor beninj me rritje të ngadaltë dhe me tendencë të lartë invazioni lokal , mund të rritet në dimensione shumë të mëdha pa dhënë metastaza. Ameloblastoma ka nje kurs rekurent dhe agresiv por që rrallë herë jep metastaza në distance1…
OA Optime SQ

Modernizimi urban me tipare socialiste i qyteteve tradicionale shqiptare

Agron Mesi
Në këtë tekst, vëmendje studimore do të marrë periudha e modernizimit socialist të Shqipërisë, dhe pikërisht një nga dukuritë më përfaqësuese të saj, siç qe ajo e trajtimit të trashëgimisë urbane të së kaluarës dhe e planifikimit për rimodelimin urban të saj me tipare socialiste. Në tërësinë e tij, …
OA Optime SQ

Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Gilberta Hadaj
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike s…
OA Optime SQ

Studimi tek femrat në moshë riprodhuese i përhapjes së infeksioneve: Herpes simplex virus type 1 dhe herpes simplex virus type 2, nëpërmjet testimit serologjik të tyre

Aneta Çomo, Anila Mitre, Jeorgjia Çomo
Ky studim ka për qëllim testimin e një grup popullate të përbërë nga femra në moshë riprodhuese (18-46 vjeç) për infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST): HSV 1 dhe HSV 2 nëpërmjet hetimit të pranisë në serum të antitrupave IgM dhe IgG. Meqënëse në shumicën e rasteve prania e infeksioneve të …
OA Optime SQ

Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit

Nilena Eriksen, Valbona Disha
Çrregullimet strukturale të smaltit dentar janë patologji që hasen shpesh tek dhëmbët e përhershëm. Ato variojnë në paraqitjen e tyre përsa i përket shtrirjes, kufizimit, si dhe ngjyrimit të lezioneve. Në kuadrin e lezioneve strukturale, hipomineralizimi me origjinë sistemike i një deri në katër mol…