4,253 results

Page 17 / 355

FIGURAT E SHQUARA DHE KONTRIBUTI I TYRE NË FORMËSIMIN E GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

Xhemile Abdiu
Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Jani Vreto, në shkurt të vitit 1879, botuan librin Alfabetare e gjuhësë shqip, në të njëjtin vit kur u themelua edhe Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip. Kjo vepër, me karakter enciklopedik dhe didaktik, konsiderohet si botimi i parë kolektiv i Rilindjes Kombëtare m…

PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE NË EDICIONET E LAJMEVE NË RADIO-TELEVIZIONIN E MAQEDONISË SË VERIUT DHE NË ALSAT M

Adelina Xhaferri, Esmije Veseli
Gjuha shqipe, që nga lashtësia e deri më sot, mbetet një gjuhë e veçantë dhe me vlera të veçanta kulturore e kombëtare. Struktura dhe përmbajtja e saj kanë qenë gjithmonë objekt studimi për gjuhëtarë vendas dhe të huaj. Me kalimin e kohës, veçanërisht në hapësirat publike dhe mediatike, është rritur…

ARSIMI NË SHKODËR I SUBVENCIONUAR NGA PERANDORIA AUSTRO-HUNGAREZE GJATË PERIUDHËS 1908-1912

Marsel Nilaj
Revolucioni Xhonturk i vitit 1908 solli një riorientim të politikave osmane ndaj popujve jomyslimanë në Ballkan. Në këtë kontekst, Perandoria Austro-Hungareze intensifikoi ndikimin e saj në vilajetet shqiptare, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, përmes mbështetjes së arsimit. Vjena përkrahu si shkol…

Vështrime për drejtshkrimin e ë-së së patheksuar mbështetur në të dhëna nga nxënësit e arsimit 9-vjeçar

Artan Xhaferaj
Ky punim trajton një çështje të rëndësishme të drejtshkrimit të shqipes, atë të /ë/-së së patheksuar. Edhe pse është një çështje e ndërlikuar, e debatuar dhe e trajtuar gjerësisht ndër gjuhëtarët shqiptarë, në punimet e mëparshme kanë munguar të dhënat nga nxënës të shkollave 9-vjeçare për përvetësi…

Pluraliteti metodologjik është forcë. Forca është kualitet

Emine Sadiku
Vepra e botuar me tematikë shkencore e Tomorr Plangaricës është shumë e gjerë për nga vëllimi, shumë e thellë për nga mendimi, shumë ndikuese nga emocioni. Në rastin e këtij shkrimi nuk do të merrem me mbarë veprën e botuar të Tomorrit (që e kam lexuar me shumë interes dhe përfitim), por do të përqe…

Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

Viola Isufaj
Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfid…

Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.

Hajri Shehu
Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo li…

Mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë: vështirësitë dhe mundësitë – në shembullin e vendeve gjermanishtfolëse

Izer Maksuti
Gjuha nuk shërben vetëm si mjet komunikimi, por edhe si bartëse e traditave, vlerave dhe vetëdijes historike. Kujdesi për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë është i rëndësishëm për identitetin kulturor dhe bashkimin shoqëror të komuniteteve shqiptare në mbarë botën. Në një kohë të globalizimit dhe…