Artikujt Revista Botuesit Lëndët

411 rezultate

Faqja 17 / 35

Evolucioni i mesazhit dhe i formës në krijimet rinore të De Radës deri te “Këngët e Milosaos”

Klara Kodra
Më 1836, pra, vetëm në moshën njëzetedyvjeçare, Jeronim De Rada do të nxirrte në dritë veprën e vet të parë, “Këngët e Milosaos”, birit të despotit të Shkodrës1. Ky krijim poetik është një kryevepër e letërsisë arbëreshe dhe, në një rrafsh më të gjerë, e letërsisë shqiptare. Njëkohësisht, ndonëse nu…

Poezia-miniaturë në gjuhën Shqipe dhe shkurtimat e Xhevahir Spahiut

Arian Leka
Miniaturat në vargje, këto forma të shkurtra e të stilizuara poetike, sprovuan prej kohësh shkrimtarët shqiptarë të cilën shfaqen herë në rolin e krijuesit të mirëfilltë, herë në rolin e mbledhësit, të përgatitësit për botim apo të përkthyesit të atij materiali poetik letrar, që i bindet “ligjit” të…

Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj

Valbona Kalo
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik. Nën dritën e një raporti të ti…

Vendet e pushimit (mutationes) përgjatë “Via Egnatia” nga Durrësi në Ohër

Mario De Matteis
Ashtu si të gjitha rrugët e njohura romake, edhe via Egnatia ka pasur stationes ose mutationes, që shërbenin për qëndrimin dhe pushimin e udhëtarëve, por edhe të kuajve, shpesh me impiante termale, siç janë ato në Bradashesh (Elbasan), në afërsi të të cilave gjendeshin gati gjithmonë ndërtesa të veç…

Thesaret “e fshehura” të qytetit të Elbasanit

Riza Hasa
Nxitjen për këtë shkrim e kemi marrë nga pyetjet e shumta të qytetarëve për monumentin arkeologjik, bazilika paleokristiane ose e kristianizmit të hershëm, që është zbuluar te Bezistani. Bazilika është një tip ndërtimi i arkitekturës romake, në të cilën hapësira e brendshme ndahet për së gjati në tr…

Modelimi i legjendave për Skënderbeun dhe Marën e Sopotit sipas arketipeve antike greko-romake

Skënder Karriqi
Trevat e Librazhdit janë ndër më të pasurat me lëndë folklorike, që lidhet drejtpërdrejt me figurën e Skënderbeut, por edhe me figura të tjera siç janë: Gjorg Golemi, Mara e Sopotit, etj. Kjo pasuri përmblidhet kryesisht në legjenda apo rrëfime legjendare mbi heroin dhe bëmat e tij në momente rrezik…