Në kohët e fundit Prof. Xhuzepe Ferrari u shtoi botimeve folklorike të shqiptarve të Italisë një vëllim të ri — librin me titull «Këngë arbëreshe, ku përmblidhen një numër këngësh popullore interesante, që vinë nga një dorëshkrim, të cilin autori e ka përcaktuar të gjysmës së parë të shek. XVII-të. …
Një nga problemet më të vështira të historisë së gjuhës rumune, që ka preokupuar shumë dijetarë, rumunë dhe të huaj, për më se një shekull, është kontributi i substratit autokton, trako-dak, në formimin e gjuhës rumune. Mosnjohja thuajse tërësore e gjuhës trake, me përjashtim të disa mbeturinave të …
Në muajin shtator të vitit 1965 u nda prej nesh studjuesi i njohur i letërsisë shqipe, docenti dhe kanditati i shkencave filologjike, Ziaudin Kodra. Z. Kodra lindi më 1909 në Dibër të Madhe, në një familje me ndjenja patriotike. Studimet e mesme Z. Kodta i ndoqi në Gjimnazin e Tiranës e më vonë në L…
Per fjalitë e varura kryefjalore, në gjuhën shqipe nuk është bërë deri tani ndonjë studim pak a shumë i hollësishëm. Vetëm në tekstet shkollore, të caktuara për shkallë të ndryshme të shkollave shqipe, përmbahen njohuri mbi këtë tip fjalie. Le t ’i shqyrtojmë shkurtazi thëniet e këtyre teksteve.
Tematika e planit të punës shkencore të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë për vitin 1964 ishte mjaft e gjerë. Ajo përfshinte një varg detyrash, kryerja e të cilave shënon në disa drejtime hapa të reja përpara për shkencat tona albanologjike. Në vargun e sukseve dhe realizimeve të përbashkëta të…
Në këtë studim shqyrtojmë njësinë sintaksore të përbërë prej dy (ose më shumë' njësish predikative, njëra prej të cilave tregon një pasojë, një rrjedhim a efekt të asaj aë thuhet në njësinë tjetër. Veç mjeteve të tjera, si mjet kryesor i vartësisë së fjalisë shërbejnë lidhëzat. Një njësi e tillë e p…