300 results

Page 18 / 25

Ruajtja dhe evidentimi i dokumenteve si hapa të nevojshëm në funksion të shërbimit dhe përmbushjes së detyrave ligjore të arkivave

Shqipe Muçolli · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Rëndësia e dokumenteve, gjithnjë e më tepër rrit interesimin e shfrytëzimit të saj nga hulumtues dhe studiues për nevoja të ndryshme, qofshin ato shkencore apo shoqërore. Andaj, menaxhimi i dokumenteve ngritë nevojën për arkivimin e tyre në gjirin e çdo institucioni apo ndërmarrjeje publike - privat…

Arkivi shkencor i Institutit të Arkeologjisë Tiranë, historiku dhe veprimtaria

Paulin Pushimaj · Akademia e Studimeve Albanologjike
Arkiva shkencore e Institutit të Arkeologjisë (A.I.A) përbën një burim të domosdoshëm njohurish mbi kërkimet arkeologjike në territorin e Shqipërisë dhe është tregues i aktivitetit të dendur shkencor në këtë fushë, që prej vitit 1947 kur krijohet Komisioni për Studime Arkeologjike.1A.I.A përmban dok…

Arkivi audio-vizual i Institutit të Antropologjisë: përqasje studimi

Mikaela Minga · Akademia e Studimeve Albanologjike
Arkivi Audiovizual i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve (IAKSA) përmban dokumente të kulturës tradicionale, të regjistruara në formate të ndryshme, në zë dhe në figurë. Arkivi i ka fillesat në vitin 1960, me krijimin e Institutit të folklorit muzikor e gojor.1 Kjo kumtesë …

Parimet dhe përgjegjësitë e arkivistit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut (sipas rekomandimeve të ICA-së)

Shpresa Mekaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Arkivat janë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Lënda arkivore është e domosdoshme për të garantuar të drejtat dhe përfitimet, për të vërtetuar të drejtat civile, e po ashtu edhe për të dëshmuar shkeljen e të drejtave të njeriut, siç janë arkivat e forcave të armatosura, atyre po…

E drejta e qasjes në dokumentet arkivore kusht për realizimin e të drejtave të njeriut

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Ashtu sikurse që është e drejta e qytetarit për informim e drejtë themelore, po ashtu edhe e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike është një e drejtë elementare e njeriut, të cilat janë të përcaktuara edhe me Konventat Ndërkombëtare. Kjo e drejtë gjithashtu është një element që pasqyron ed…

Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale

Leonard Durmishi · Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror Durrës
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pati transferime të mëdha dokumentesh si pasojë e mbylljeve të veprimtarisë të ndërmarrjeve dhe institucioneve politike dhe shtetërore. Në këto kushte në vitet 1992-1996 u veprua me shpejtësi për krijimin e një rrjeti të plotësuar të arkivave vendore, që filluan …

Gjendja e arkivave dhe puna arkivore në Shqipëri nga fillimi i shek. XX deri në përfundim të luftës II botërore

Ivan Loli
Historia e arkivave në Shqipëri ka ndjekur, në vazhdimësi, të njëjtat zhvillime me ato të shumë vendeve të tjera, duke ndjekur po atë ritëm si zhvillimet shoqërore, ekonomike, politike e kulturore, produkt të zhvillimeve të historisë shqiptare në përgjithësi. Kujdesi për krijimin dhe trajtimin e dok…

Rëndësia e arkivave dhe dokumenteve kishtare në Kosovë nga fillimi I shek. XX deri në luftën e dytë botërore

Luigj Nrejaj · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Territori i Dardanisë Antike, duke qenë pjesë e një udhëkryqi gjeostrategjik, ka bërë që në të të gërshetoheshin kultura të ndryshme gjatë rrjedhave të historisë. Falë kësaj pozite gjeografike, dardanët ishin në mesin e atyre fiseve ilire që përqafuan që herët krishterimin. Si të krishterë, dardanët…

Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombë…

Klasifikimi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, rregullimi dhe dhe përshkrimi i lëndës arkivore në arkivat e rajonit dhe në Kosovë

Jusuf Osmani
Në shumë arkiva gjenden me qindra e mijëra fonde dhe koleksione të ndryshme, andaj është e nevojshme të klasifikohen me qëllim të pasqyritetit dhe paraqitjes së tërësive të lëndës në arkiv. Bazë për klasifikim dhe kategorizim të fondeve dhe koleksioneve në arkiv janë veprimtaritë e krijuesve të lënd…

Koleksionet muzeore në muzeun historik kombëtar dhe roli i tyre në rrëfimin e historisë

Dorian Koçi · Muzeu Historik Kombëtar
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth 6.200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Për konceptimin dhe përmbajtjen e Muzeut Historik Kombëtar punoi një grup pune, …