Jorgji Gjinari për metodologjinë e studimit të dallimeve dialektore në fushën e morfologjisë
Të vlerësosh studiuesin Jorgji Gjinari si gjuhëtar nuk është e lehtë, sepse veprimtaria e tij kërkimore-shkencore e botuese është e pasur, e
larmishme për nga tematika e problematika që trajton dhe, mbi të gjitha, me mjaft kontribute. Nën drejtimin e tij u hodhën bazat e dialektologjisë shqiptare s…