Articles Journals Publishers Subjects

300 results

Page 19 / 25

Vijimësi dhe risi në sistemin gramatikor të gjuhës shqipe: “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” nga Kolec Topalli

Anila Omari
Vepra e fundit e Prof. Kolec Topallit “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (Tiranë, 2011, 1737 f.) është përfundimi dhe produkti i një pune disavjeçare në fushën e gramatikës historike të shqipes, të pasqyruar në katër monografi të plota për fushat më të rëndësishme të sistemit morfologjik të shqi…

Për veprën gjuhësore “gramatikë historike e gjuhës shqipe” të akademikut Kolec Topalli

Ethem Likaj
Elementet e para të gramatikës historike të shqipes zënë fill gati një shekull e gjysëm më parë. E në atë kohë nuk mund të niste ndryshe, veçse nga një i huaj, por me autoritetin elitar më të lartë. Ai ishte F. Boppi. Emri i tij bëri që pas këtyre “thërrimeve” të para gramatikore të shqipes të rrëmb…

Laura Smaqi, “Itinerare që ndërthuren (Studime mbi letërsinë shqipe)”, botimet “Poeteka”, Tiranë, 2012

Shaban Sinani
Libri “Itinerare që ndërthuren” i Laura Smaqit, me nëntitull “Studime për letërsinë shqipe”, përmban 20 studime të autores shkruar për shkrimtarë, vepra dhe dukuri të letërsisë shqipe gjatë shekullit të Rilindjes deri në letërsinë më të re, prej Jeronim de Radës deri te shkrimtarët e sotëm shqiptarë…

Simpozium shkencor ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar Shqiptar”

Kolec Topalli
Më 18. 10. 2011 në qytetin e Ulqinit u zhvillua simpoziumi ndërkombëtar “Letërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar”, i organizuar nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi. Nga Shqipëria morën pjesë studiuesit Miaser Dibra, Klara Kodra, Agron Xhangolli, Emil Lafe dhe Kolec Topalli. Në …

Mimoza Priku, “Carlo Tagliavini dhe studimet Albanologjike rreth shqipes” (monografi), Shkodër, 2011, 285 f.

Tomor Osmani
Studimi i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare ka zgjuar interesimin e shumë studiuesve të huaj, veçanërisht atyre italianë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, punimet e të cilëve për kohën kanë qenë me shumë vlerë. Kjo traditë ka vazhduar edhe në ditët tona, me disa përfaqësues të denjë, si G. …

Mbi elementet e përbashkëta gramatikore dhe leksikore të arumanishtes, rumanishtes dhe shqipes sipas një gramatike moderne

Ina Arapi
Në këtë shkrim dëshiroj të parashtroj dallimet dhe afërsitë më të rëndësishme fonetike, morfologjike dhe leksikore midis të folmeve arumune në jug të Shqipërisë nga njëra anë dhe shqipes e rumanishtes nga ana tjetër, duke u mbështetur në një skicë gramatikore të këtyre të folmeve të hartuar nga S. P…