Artikujt Revista Botuesit Lëndët

168 rezultate

Faqja 2 / 14
OA Univers SQ

Dukuri të bashkëjetesës ndërfetare

Prof. Dr. Gazmend Shpuza
Në këtë punim trajtohet fenomeni i diversitetit si një dukuri shumë interesante, që është pothuajse një veçori unike e bashkëjetesës ndërfetare midis shqiptarëve. Nga ky këndvështrim, janë bërë përpjekje për të shpjeguar më tej disa aspekte të kësaj teme që janë po aq interesante sa edhe komplekse. …
OA Univers SQ

Qëndrimet shqiptare dhe greke midis dy luftërave botërore

Prof. Dr. Beqir Meta
Shteti grek në periudhën midis dy luftërave ushtroi presion të fuqishëm kundrejt çdo mase që ndërmori qeveria shqiptare për të vendosur autoritetin e shtetit në zonën e minoritetit grekofon dhe integrimin e tij në shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, ai ndoqi me konsekuencë politikën e spastrimit etnik…
OA Univers SQ

Vështrim në të drejtën dokesore shqiptare

Prof. Dr. Mark Tirta
Në rrjedhë të shekujve e deri aty nga Lufta e Parë Botërore, në bashkësitë e lira fshatare, përgjithësisht në malësitë shqiptare, por deri-diku edhe në zona të  ulëta, është zbatuar një e drejtë dokësore, pra një ligj popullor, i quajtur "Kanuni i Lek Dukagjinit" ose "Kanuni i Maleve", "Zakonet…

Kalaja e Vërbocit: qendër e xehetarisë dardane për mihjen dhe përpunimin e hekurit

Arianit Buqinca
Kalaja e Vërbocit përfaqëson një ndër vendbanimet më të rëndësishme arkeologjike të dardanëve, që dëshmon historinë e pasur dhe të diversifikuar të dardanëve të rajonit të Drenicës. Gjurmët arkeologjike sipërfaqësore, përfshirë qeramikën ngjyrë gri, strukturat ndërtimore dhe mbetjet e shumta të akti…

Vlerësim i strukturave ekzistuese brenda kalasë së Elbasanit të ndërtuara gjatë periudhës osmane

Brunilda Basha, Zafer Sağdıç
Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë strukturat e mbetura të ndërtuara midis shekujve XV-XIX brenda mureve të Kalasë së Elbasanit dhe të analizojë arkitekturën e tyre atëherë dhe tani, si dhe të vlerësojë nivelin e punës së ruajtjes së tyre. Disa prej tyre kanë pësuar disa restaurime dhe fu…

Prania e popullsisë shqiptare në hapësirën gjeografike të Dardanisë /Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore/ gjatë mesjetës para pushtimit të Perandorisë Osmane të Ballkanit

Iljaz Rexha
Artikulli trajton praninë e popullsisë shqiptare në zonën gjeografike të Dardanisë, e cila përfshin rajonet e Kosovës dhe Maqedonisë Veri-Perëndimore, gjatë periudhës mesjetare deri në pushtimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane. Studimi fokusohet në burime dokumentare historike nga shekujt 13-16 që…