×

701 results for "H P"

Page 21 / 59

Nevoja për shërbimin pedagogjik-psikologjik në shkollimin parauniversitar të Kosovës

Januz Dërvodeli
Puna edukativo arsimore në shkollë do përgatitje, planifikim,organizim me mençuri të procesit të punës mësimore, me qëllim që në vazhdimësi të arrijë efektin e dëshiruar. Kjo është një veprimtari specifike, profesionale, e cila kërkon një përgatitje të veçantë arsimore. Në ndërmarrjet ekonomike, tek…
OA Optime SQ

Prania e mutacionit të genit braf ne rekurencën e ameloblastomës

Iva Savetaj, Eriselda Kurushi
Ameloblastoma është tumori odontogjenik më sinjifikant. Është një tumor beninj me rritje të ngadaltë dhe me tendencë të lartë invazioni lokal , mund të rritet në dimensione shumë të mëdha pa dhënë metastaza. Ameloblastoma ka nje kurs rekurent dhe agresiv por që rrallë herë jep metastaza në distance1…
OA Optime SQ

Roli i kurrikulës dhe i shkollës në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve

Albana Tahiri, Esmeralda Strori
Qëllimi i këtij punimi është të paraqesë një panoramë e cila lidhet me përmbajtjen dhe strukturën e programit mësimor të mësimit në gjuhën amtare, e cila është shumë e rëndësishëm për formimin intelektual të çdo individi. Gjuha amtare është instrument krijues i shprehive vetjake, instrument i zhvill…
OA Optime SQ

Ndikimi i faktorëve fonetikë në fjalëformat e gjuhës shqipe

Gilberta Hadaj
Fonetika, përmes theksit dinamik dhe proceseve të tjera, si: shkrirjes së tingujve, shtesave të tingujve, asimilimeve dhe të reduktimeve të llojeve të ndryshme ka luajtur një rol të dyfishtë: herë i ka bërë format morfologjike më të thjeshta, herë i ka bërë ato më të larmishme. Ndërhyrjet fonetike s…
OA Optime SQ

Kontrolli im elektronik

Valter Popaj, Besmir Kanushi
Projekti që do të paraqesim ka të bëjë me një pajisje elektronike, e cila kryen shumë/disa funksione, të cilat na nevojiten për të qenë sa më të shëndetshëm gjatë qëndrimit përpara kompjuterit. Pajisja quhet "Kontrolli im elektronik", e cila luan një rol shumë të rëndësishëm në punën tonë të përdit…
OA Optime SQ

Hipomineralizimi i molarit dhe incizivit

Nilena Eriksen, Valbona Disha
Çrregullimet strukturale të smaltit dentar janë patologji që hasen shpesh tek dhëmbët e përhershëm. Ato variojnë në paraqitjen e tyre përsa i përket shtrirjes, kufizimit, si dhe ngjyrimit të lezioneve. Në kuadrin e lezioneve strukturale, hipomineralizimi me origjinë sistemike i një deri në katër mol…
OA Optime SQ

Diskutim i praktikave më të mira të zgjedhura në mbrojtjen e shëndetit mendor në Poloni, 2004 - 2017

Petrit Dollani, Angelika Jakubowska
Qëllimi i këtij punimi është të identifikojë disa praktika më të mira në mbrojtjen e shëndetit mendor në Republikën e Polonisë, pas hyrjes së saj në BE. Metodologjia e përdorur është hulumtim sekondar i bazuar në botimet ekzistuese, kryesisht në gjuhën polake. Autorët kanë arritur të kryejnë një kla…
OA Optime SQ

Migrimi dhe varfëria në vendet e evropës qëndrore dhe lindore: Një zbatim i modelit të gravitetit (2007-2016)

Emi Malaj, Visar Malaj
Vendimi për të migruar është një funksion i disa variablave, të cilat ndihmojnë ose pengojnë migrimin dhe mund të shënohen me shenja pozitive ose negative. Faktorët negativë përfshijnë problemet sociale dhe ekonomike në vendet e origjinës, siç janë varfëria, shkelja e të drejtave, konfliktet politi…
OA Optime SQ

Pikëpamjet historike, bashkëkohore dhe psikologjike mbi stilet e lidershipit të mësuesit të institucioneve arsimore

Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi, Fatmir Tartale
Sot, në shek XXI, një numër gjithmonë e më i madh fëmijësh e të rinjsh po përballen me çrregullime, problematika e sfida në të nxënë, të natyrës psiko-emocionale, të sjelljes sociale etj. Sot po rritet jo vetëm numri i nxënësve me vështirësi, por edhe ashpërsia dhe kompleksiteti i vetë vështirësive.…
OA Optime SQ

Karakterizimi kimik për vajin esencial të bimës së lavandula angustifolia nga Shqipëria

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Lavandula angustifolia nga disa zona të Shqipërisë. Lavandula angustifolia është një bimë e familjes të Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta që përdoret shpesh për zbukurime, përv…