Articles Journals Publishers Subjects

300 results

Page 21 / 25

Era digjitale në lëmin e arkivistikës

Kristi Kaba · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Për ta rrokur rëndësinë e digjitalizimit të materialeve arkivore, nevojitet, pikësëpari, kuptimi i qëllimit të këtij procesi që ka revolucionarizuar qasjen e publikut në dokumentacione. Për këtë arsye, në saje të thellimit në literaturë, me këtë punim të ndarë në dy kapituj, kryejmë fillimisht një a…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Arkivat dhe dëmtimet nga faktorët shoqërorë në Shqipëri

Endrit Musaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krahas faktorëve fizikë, kimikë, biologjikë etj., një faktor që ndikon në dëmtimin e arkivave dhe të dokumenteve janë edhe faktorët shoqërorë, si: humbjet, shkatërrimet, djegiet, asgjësimet jo sipas kritereve arkivore etj. Gjatë historisë së shtetit shqiptar ka periudha ku këta faktorë kanë krijuar …

Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Fikrie Berisha · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët…

Njësia e administrimit të dokumenteve zyrtare sipas ligjit

Sami Sallahu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në institucionet e Republikës se Kosovës çështja e administrimit të punës në zyrë dhe trajtimi i dokumenteve zyrtare që nga evidentimi fillestar e deri në procedimin përfundimtar të tyre është e përcaktuar me Ligjin për Administrimin e Punës në Zyrë, nr. 04/L-184, rregulloret dhe aktet e tjera nënli…

Përpunimi i lëndës arkivore, rëndësia e saj dhe arkivisti

Fatjon Lalaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në Konferencën IV Ndërkombëtare të Arkivistikës do të paraqesim një punim tipik të punës arkivore, i fokusuar te rëndësia e përpunimit të lëndës arkivore. Ky punim merr shkas nga problematikat e hasura nga puna disavjeçare në Arkivin Qendror të Shtetit. Jo rrallëherë ndodh që të konsultosh një dosje…

OKB-ja pёr shkeljen e të drejtave të Shqiptarëve në Kosovë më 1990-1997 sipas dokumentacionit të arkivit të Kosovës

Ademi Adem · Drejtor i përgjithshëm i GJHK
Me temën “OKB-ja për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë më 1990-1997 sipas dokumenteve të Arkivit së Kosovës” bëhet përpjekje të analizohet trajtimi i çështjes së Kosovës në OKB, aktiviteti i raportuesve specialë të OKB-së për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me misionet diplomatike …

Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit

Ergi Zaloshnja · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Arkivi shtetëror është shtëpia ku ruhet historia, ku ruhet kujtesa kolektive. Ai ka detyrë të ruajtjes, konservimit, organizimit, përshkrimit dhe shpërndarjes së dokumentacionit që ka. Në këtë kumtesë çështje studimore është risia digjitale dhe shfrytëzimi i dokumenteve. Më tutje, risitë digjitale t…

Metodologjia e përpilimit të planit strategjik të arkivit

Jusuf Osmani · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Çdo institucion publik, patjetër edhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, është i obliguar ta hartojë planin strategjik pesëvjeçar duke u mbështetur në “Udhëzimin Administrativ të Qeverisë së Kosovës (GRK) nr. 7/2018) për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Vepri…

Qasja në dokumentet e pronësisë dhe një përshkrim i shkurtër i tyre

Eralda Cara · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në këtë punim do të shkruajmë për qasjen në dokumente dhe do të japim një përshkrim të shkurtër të dokumenteve dhe të fondeve arkivore më kryesore që përmbajnë të dhëna pronësie për periudhën pas vitit 1912. Punimi është konceptuar si një narrativë historike me referenca arkivore, i cili do të karak…

Jehona e periudhës së Skënderbeut në krijimet popullore të Elbasanit

Qemal Haxhihasani
Një nga trevat ku u ruajt lavdia e periudhës së Skenderbeut nëpër krijimet tradicionale ka qenë edhe Elbasani. Në këtë trevë, siç dëshmojnë dokumentet e kohës, u shtjelluan ngjarje të rëndësishme. Që në vitet ’30 të shekullit XV, me Arianitin, këtu ish ngritur një barrikadë e fuqishme kundër rrebesh…